Ministrja Kushi reagoi në lidhje me “rebelizmin” e maturantëve ndaj testit të matematikës, të cilin e ata e konsiderojnë si tejet të vështirë.
“Të dashur maturantë, siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj.
Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.
Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.
Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan Kushi. /tesheshi.com/