Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rebelizimi atipik i Jozefina Topallit: si refuzoi të votonte tre zgjedhje të Berishës për Kryeprokuror

by te Sheshi
15/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rebelizimi atipik i Jozefina Topallit: si refuzoi të votonte tre zgjedhje të Berishës për Kryeprokuror

Në CV-në politike të Jozefina Topallit, ia vlen të evidentohet fakti se ajo ka refuzuar të fotojë pro ndaj tre zgjedhjeve të Berishës për Kryeprokuror…  

Nga Ylli Pata

Nëse ka një njeri brenda Partisë Demokratike që sot pas pesë vitesh është totalisht e lirë dhe e pakapur nga ethet për të mbrojtur Kryeprokurorin e zgjedhur pesë vjet më parë, ajo është ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demoratike, por sot e mënjanuar nga Lulzim Basha, pikërisht Jozefina Topalli.

Adriatik Llalla, në dhjetorin e 2012-s, kur u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm, u bojkotua jo vetëm nga opozita e atëhershme socialiste por edhe znj. Topalli.

E pyetur për votimin e 5 viteve më parë, Topalli deklaroi: “Kam një parim. Kur një zyrtar ikën nga karrigia nuk flas më. Vetëm me një përjashtim, unë nuk kam votuar prokurorët.. sepse mendoja se duhet të ishin si Borselino… sipas idealizmave të mija. Nuk e kuptova në atë kohë se realiteti ynë është shumë larg asaj që besoja”.

Topalli, në fakt, edhe pse drejtuese e lartë e PD-së, nuk ka votuar as për Ina Ramën apo dhe Theodhori Sollakun dhe qëndrimin e saj e ka bërë publike gjithmonë. Në një farë mënyre, ajo ka bërë një lloj historie persona në PD, duke mos pranuar të votojë tre zgjedhje të Berishës për në krye të organit të akuzës.

Ai abstenim i atëhershëm nga Topalli nuk ra në sy apo u komentua politikisht, por realisht përbënte një sinjal të fortë, i cili duket se ka qenë edhe një nga faktorët që e larguan “zonjën e hekurt” nga lidershipi i PD-së.

Pas atij votimi, Topallit iu hoqën një nga në të gjitha fuqitë ekzekutive në zonën e saj politike, Shkodra. Në vitin 2013, Sali Berisha ndryshoi listën e deputetëve të Shkodrës, me një debat të zjarrtë në kryesinë e PD-së. I hoqi Jozefinës njerëzit nga lista fituese, duke i zëvendësuar me kundërshtarë të saj. Ndërkohë, Jemin Gjana u komandua për të vënë qetësinë në degën e rebeluar të Shkodrës pas kësaj përpasjeje.

Megjithëse Topalli nuk ishte e plotfuqishme në fushatën e vitit 2013, asaj iu atashua humbja në Shkodër. Ndërsa dy vjet më pas, në 2015-n, me kandidimin e Voltana Ademit, një rivale e “zonjës së hekurt” iu hoq përfundimisht influenca në Shkodër.

25 qershori 2017 nuk ishte tjetër, vetëm epilogu i një largimi që kishte nisur që në 2012-n, pas atij bojkoti të hidhur për lidershipin e PD-së. Edhe pse dihej që largimi i Topallit do të kishte kosto, gjithsesi Basha rrezikoi duke marrë përsipër edhe pasojat, u përballur me ndjekësit e saj në Shkodër. Më e rëndësishme për kreun aktual të selisë blu ishte zhdukja e gjurmëve të ish-kryeparlamentares sesa të fitonte zgjedhjet.

Ai bojkot apo votë e munguar për Adriatik Llallën, megjithatë i jep një armë më shumë jo vetëm zonjës Topalli personalisht, por edhe argumentit se zgjedhja e një Kryeprokurori nuk duhet të jetë gjithnjë një zgjidhje partizane, duhetë jetë një process që të shkohet drejt konsensusit.

Megjithatë në 27 vjet postkomunizëm, asnjëherë nuk është synuar një konsensus për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai është votuar nga palët pro dhe kundër. Sot, përveç kundërshtimit të opozitës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, edhe zëra të opinionit publik po lëshojnë alarmin e rritjes së pushteteve në duart e mazhorancës, posaçërisht të një dore.

Megjithatë në historinë postkomuniste të shtetit shqiptar, asnjë Prokuror i Përgjithshëm nuk e ka marrë konsensusin mazhorancë-opozitë. Kjo pasi kandidatët kanë qenë thjesht njerëz besnikë të palëve, gjegjësisht pushtetit.

Në vitin 1992, Prokurori i parë i Përgjithshëm, Maksim Haxhia u zgjodh vetëm me votat e Partisë Demokratike. Por kur u shkarkua një vit më pas, sërish pro ishte PD, kurse opozita që nuk e kishte zgjedhur votoi kundër shkarkimit.

Alush Dragoshi që u emërua më pas Prokuror i Përgjithshëm u votua vetëm nga mazhoranca. Në vitin 1997, kur PS-ja vjen në pushtet largon Dragoshin dhe emëron Arben Rakipin në postin e Prokurorit. Ai u votua vetëm nga PS-ja, kurse PD ishte kundër dhe nuk mori pjesë në procesin e votimit.

Pesë vjet më pas në vitin 2002-n, ndodhi një lëvizje e çuditshme politike, ku opozita me një pjesë të mazhorancës  bashkuan votat për të larguar Prokurorin e Përgjithshëm dhe për të zgjedhur një tjetër. Bëhet fjalë për marrëveshjen e Sali Berishës me Ilir Metën për të shkarkuar Arben Rakipin dhe për të emëruar Theodhori Sollakun në postin e Kryeprokurorit. Por edhe nëse kësaj here opozita ishte dakord, një pjesë kryesore e mazhorancës-ajo që mbështeste kryeministrin Fatos Nano e cilësoi këtë veprim si “grusht shteti”.

Katër vjet më pas, Sali Berisha që zgjodhi Theodhori Sollakun Prokuror të Përgjithshëm, kërkoi shkarkimin e tij, ndërkohë opozita mbështeti qëndrimin në detyrë.

Në vitin 2007, kur Bamir Topi u zgjodh President, shkarkoi Theodhori Sollakun dhe emëroi Ina Ramën Prokurore të Përgjithshme. Në Kuvend Ina Rama u kundërshtua nga Partia Socialiste. Por nuk kaloi shumë dhe Berisha u bë kundërshtare me Ina Ramën.

Pas 5 vjetësh, kur u zgjodh Bujar Nishani –President, shkarkoi Ina Ramën dhe zgjodhi Adriatik Llallën Kryprokuror. Opozita ka bojotuar procesin dhe në sallë ka qëndruar vetëm Tom Doshi, i cili votoi pro Llallës. Procesin e ka abstenuar edhe nënkryetarja e atëhershme e PD-së, njëkohësisht kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli. Edhe sot, Kryeprokurori i ri i përkohshëm, duket se do të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës së re.

Prokurori fuqiplotë pritet të zgjidhet pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një organ përzgjedhjeje, pasi në Kuvend ai do të kërkojë 84 vota. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Filmi “Wonder”, rrëfimi edukativ që ka prekur gjithë botën

Filmi “Wonder”, rrëfimi edukativ që ka prekur gjithë botën

Kabujt nëntokësorë të internetit, paralajmëron Britania: në rrezik nga Rusia

Kabujt nëntokësorë të internetit, paralajmëron Britania: në rrezik nga Rusia

Zotohet Rama: do i bindim shqiptarët se azili në BE është rrugë pa krye

Zotohet Rama: do i bindim shqiptarët se azili në BE është rrugë pa krye

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni