Flora Ndreca do të jetë në arrest shtëpie, ndërkohë që 2 kolegë të saj, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg.
Është ky vendimi në lidhje me masën e dhënë në gjykatë për tre kontrollorë të Rinasit, pra të Albcontrollit, të konsideruar si kokat e një rebelimi që solli, në mënyë të paprecedentë, kolapsin e fluturimeve krejt papandehur.
Të konsideruar sektor strategjik i sigurisë kombëtare. Atyre nuk u lejohej asnjë lloj greve. Ata lanë punën me pretendimin e “paaftësisë” për ta kryer atë pas përgjysmimit të pagës, por nga qeveria kjo u pa si një skemë me prapavijë politike.
Prej dje puna në Albcontroll i është kthyer normalitetit, pasi një pjesë e stafit u kthye në punë teksa panë që skema nuk po funksiononte. Kjo pasi nga Turqia mbërriti menjëherë në Shqipëri një grup kontrollorësh zëvëndësues. /tesheshi.com/