Qeveritë e Tiranës e Shkupit duket se kanë vendosur të rebelohen ndaj BE-së, duke zgjedhur të mos marrin pjesë në samitin e pritshëm. Kjo, pasi të dy vendet nuhasin një “Jo” të radhës, sërish nga vetoja bullgare.
Kjo u tha nga Rama, në një status në Twitter, pasi pati një bisedë online me homologun maqedonas si dhe me presidentin serb, që të tre pjesë e “Open Balkan”.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së.
Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund!
I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkroi Rama. /tesheshi.com/