Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rebelimi anti-amerikan në demokracinë shqiptare: kur edhe Blerim Çela akuzonte SHBA-të

by te Sheshi
03/02/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rebelimi anti-amerikan në demokracinë shqiptare: kur edhe Blerim Çela akuzonte SHBA-të

Përplasja e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla me ambasadorin amerikan, Donald Lu, nuk është e para e kësaj natyre mes zyrtarëve shqiptarë dhe diplomatëve amerikanw. Një situatë e tillë, ndoshta më e rwndw ka ndodhur në vitin 1997, kur zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dolwn me deklarata të forta kundër SHBA-ve, kryesisht kundër ambasadores amerikane në Shqipëri në atë kohë, Mariza Lino. Një ndër zyrtarët që bëri deklarata të forta kundër saj ishte shefi i SHIK-ut në atë kohë, Bashkim Gazidede. Por, një ndër zyrtarët që mbahen mend si anti-amerikanët e vitit 1997, është edhe deputeti i PD-së në atë kohë, Blerim Çela.

 Ishte viti 1997. Shqipëria ishte në kaos të plotë për shkak të protestave kundër firmava piramidale që shkaktuan destabilitet të madh në të gjithë territorin e vendit, kryesisht në Jug. Në atë kohë, u akuzuan shërbimet inteligjente greke,  por edhe të vendeve të tjera si shkaktare të këtij destabiliteti. Një ndër akuzuesit e fortë ishte Blerim Çela, i cili deklaroi në sallën e  Kuvendit, në mars të vitit 1997 se ambasadorja amerikane,  Mariza Lino, dhe shërbimet sekrete amerikane kishin dorë në trazirat e asaj kohe në Shqipëri. Ja Fjalimi i Blerim Çelës në seancën plenare më 26 mars 1997.

 Blerim Çela 

“Para dy ditësh, takova disa miq të mi, po që kane pikëpamje të majta, tepër normale në kushtet e pluralizmit politik. U thashë se me Shqipërinë po luhet një skenar i fëlliqur për copëtimin e saj. Nuk më besuan, duke më thënë se nuk vjen greku në Shqipëri. Ju siguroj që këta miq të mi me të cilët fola, janë patriotë e shqiptarë të ndershëm. Por nuk besuan në atë që thashë. Pse? Sepse ata mendojnë, për fat të keq, si dhe shumë socialistë të tjerë, se deputetët e partisë Demokratike mundohen të shfrytëzojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, duke ua lënë fajin skenarëve te huaj për të ruajtur pushtetin e tyre. Ky do të ishte turpi ynë, sepse pushteti kurrë nuk na ka humbur arsyen për të shitur Shqipërinë, e cila qëndron mbi të gjitha interesat tona partiake e personale. Përderisa në Vlorë nuk punon pushteti lokal, por është i terrorizuar nga bandat vorio-epirote me shqiptarw të shitur, përderisa ne Gjirokastër e Tepelenw veprojnë bandat e Gjolekë Malajt, ish-efektiv i repartit famëkeq 326 dhe kushëri i parë i Gramoz Ruçit, përderisa Albert Shyti ngre flamurin grek në Himarë, përderisa ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit e Gramoz Ruçi dhe Kiço Mustaqi janë nw krye të këtyre punëve, duke dekonspiruar listën e agjenturës sonë dhe të forcave të armatosura shqiptare, është fare e qartë se firmat piramidale nuk ishin vetëm mashtruese të mundit dhe djersës se popullit, por dhe një skenar antishqiptar me bazë spiunet e Greqisë dhe efektivat e ish-Sigurimit te Shtetit komunist.

Lobi grek në Amerikë dihet botërisht se është i fuqishëm dhe se në administratën e Shtëpisë së Bardhë këshilltarët e Presidentit Klinton janë me origjine greke e miq të Nikollas Geiç. Ambasadorja e SHBA-sw, zonja Mariza Lino, bëri një deklaratë në “Zërin e Amerikës” se nuk ka ndërhyrje të shërbimit të fshehtë të Amerikës në Shqipëri. Ne politikanët po bëjmë sikur e besojmw. Por, a e beson populli shqiptar këtë deklaratë? Edhe fëmija i djepit e di tashmë se këtë katrahurë e kurdisi Amerika dhe nuk është zor i madh të dizekuilibrosh Shqipërinë e varfër, ku njerëzit pa karakter blihen për njëqind dollarë. (Duartrokitje) Edhe demokrati, edhe socialisti do qetësi e rend. Tu heqësh qetësinë njerëzve te thjeshtë, të kurdisësh skenarë ku shqiptari t’i kundërvihet me armë shqiptarit, ku tw vriten njerëz të pafajshëm vetëm sepse kështu e duan interesat shovene të Greqisë, të mbështetura nga politika e administratës së Klintonit, është e pafalshme. Në Amerike, kur pati një revoltë në Los Anxhelos, shteti amerikan e shtypi ushtarakisht me zjarr e me hekur. Kur në Shqipëri filluan protestat e fajdeve dhe policia mbajti një qëndrim të butë e tolerant, të pafalshëm, pas djegieve e shkatërrimeve, u akuzua si dhunuese. Kur policët tanë qëlloheshin me gurë e me armë, shteti paditej në unison nga BBC-ja, “Koha jonw” e Euronews si shtet diktatorial. Nëse ka pasur e ka një akuzë që del nga shqiptarët, është toleranca e palejueshme e shtetit tonë. Po të qëllonte policia, do te quhej diktatore. Nga kush? Sigurisht nga Sigurimi i Shtetit, nga Euronews, nga BBC-ja, nga “Koha jone” dhe Zëri i Amerikes. Nëse këtyre u interesonte copëtimi i Shqipërisë, le ta thonin botërisht, se nuk e kanë të zorshme te bëjnë një gjë te tillë.

Ju do të thoni: Ç’bëre ti shtet, ti Qeveri demokratike? Pse nuk kundërveprove? Po ju përgjigjem: Nuk kemi këllqe ne te luftojmë me Amerikën, se ajo e bleu Zhulalin dhe pa ushtri nuk mund të veprosh. Administrata amerikane aktuale, sido që të vijnë punët, nuk mund ta copëtojë Shqipërinë haptazi, sepse diskreditohet në opinionin publik ndërkombëtar. Ç’na ngelet? Të ndërgjegjësohemi ne shqiptarët, të bashkohemi me njëri-tjetrin, të vëmë interesat kombëtare mbi ato politike. Nuk e di se ç’pritet më nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga ajo e Brendshme që nuk po veprojnë. Po qe nevoja për ushtarë, të shpallet mobilizimi i përgjithshëm ushtarak e të qetësojmë forcërisht gjendjen në Jug e në Veri.

Qeverinë e Pajtimit Kombëtar do ta mbështesim. Por nuk mund të pranojmë që zoti Fino të presë të deleguarit e komitetit të Vlorës. Të mos presë as ata të Veriut. Gjithashtu ai nuk ka pse të presë telefonata nga Zv.ministri i Jashtëm grek për vizitat që ai beri në Shqipen pa marrë lejen e zotit Fino. T’i kerkonte llogari përse erdhi në tokën tonë pa lejen e Qeverisë Shqiptare.

E thashë edhe në diskutimin e para dy ditëve që nuk e akuzoj qeverinë e Simitisit në destabilizimin e Shqipërisë dhe përsëri nuk e akuzoj, sepse qëndrimi i saj ka qene e është pozitiv për Shqipërinë, por tendencat e sillogjeve dhe organizatave greke antishqiptare kanë qenë e janë në vazhdimësi agresive ndaj shtetit shqiptar, prandaj çdo tendencë e tillë duhej luftuar pa hezitim nga SHIK-u, Ministria e Brendshme e Prokuroria. Ka pasur mefshtësi nga strukturat tona shtetërore. Goditja kundër destabilizimit të Shqipërisë duhej dhënë qe në Lushnjë. Rendi kushtetues, kur merr forma kërcënuese, shtypet me forcë.

Pavarësisht nga influenca e lobit grek në administratën e Klintonit, nuk do të thotë që SHBA janë kundër Shqipërisë, sepse ne atje kemi miq që e duan vendin tonë dhe ne i nderojmë ata.

Sot doli e qartë se copëtimi i Shqipërisë është evident, pavarësisht nga deklaratat që bëjnë qeveritë e huaja, prandaj t’i dalim për zot atdheut. Nëse ministrat e Mbrojtjes e të Brendshëm nuk veprojnë, duhet të vihen përpara përgjegjësisë, sepse puna nuk pret më”. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Lajm i mirë nga Instagrami: shumë shpejt edhe me galeri fotosh e videosh

Lajm i mirë nga Instagrami: shumë shpejt edhe me galeri fotosh e videosh

Nishani mbledh Sigurinë Kombëtare: në axhendë,  përgjegjësia institucionale për “Balilin”

Nishani mbledh Sigurinë Kombëtare: në axhendë, përgjegjësia institucionale për “Balilin”

Basha me sipërmarrësit italianë: taksa e sheshtë 9 për qind, bazë e platformës ekonomike

Basha me sipërmarrësit italianë: taksa e sheshtë 9 për qind, bazë e platformës ekonomike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni