Reali i Madridi ka gjetur rrugën e fitoreve në La Liga, pas humbjes në shtëpi kundër Betisit.
Megjithatë, transfferta ndaj Alaveshit doli të jetë shumë e vështirë për ”Los Blancos”, të cilët arritën fitore me rezultatin 2-1.
Daniel Ceballos me dy gola (10’, 43’), ishte ylli i ndeshjes, duke i dhuruar ekipit të Zinedine Zidanes tre pikë shumë të rëndësishme, në ndeshjen e tij të parë si startues te kampionët spanjoll.
Golit i vetëm për ekipin e Alaveshit u realizua nga Manu Garcia (40’).
Me këtë fitore Real Madridi arrin në kuotën e 11 pikëve pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Alaveshi ende nuk ka fituar pikë në këtë edicion./tesheshi.com/