Reali i Madridit e ka gjetur mënyrën sesi të mbajë në skuadër, lojtarët që nuk do t’i shesë. Sipas prestigjozes “France Football”, madrilenët i kanë ofruar zgjatjen e kontratës edhe për 4 vjet, sulmuesit Karim Benzema, kontratë e cila pritet të firmoset brenda kësaj jave.
Por përveç kushteve personale që janë planifikuar për Benzema, kushti që ai të largohet nga Madridi, ose e thënë ndryshe, shifra që duhet të paguajë ndonjë klub që tenton t´a blejë, do të jetë, 1 miliard euro.
Pikërisht shifra e paturshpshme do të shënohet në kontratë, e do të jetë klauzola për prishjen e kësaj të fundit. Të njëjtën gjë Reali bëri edhe me Ronaldon, ashtu siç e ka bërë më parë edhe me Kaka.
Në këtë mënyrë, është shuar çdo dilemë e ditëve të merkatos për sulmuesin 29 vjeçar francez, i cili në thashethemet e verës, herë u përfol si pranë Mancester Junajtid, e herë pranë PSG./tesheshi.com/