Në ditën më të keqe, Real Madridi është kurorëzuar kampioni i ri i klubeve në botë, duke mundur në finale Al Ain me rezultatin 4-1. Fituesi i Topit të Artë, Luka Modriç ishte një nga shënuesit dhe pikërisht ai që hapi serinë e golave.
Ndërsa Lorente dhe Ramosi ishin pasuesit e tij, pasi goli i katërt ishte një autogol.
Kështu, skuadra e Santiago Solarit e cila vuan mungesën e Ronaldos këtë sezon, arrin një fitore të madhe në ditët e saj jo fort të mëdha, pas një sërë rezultatesh negative.
Është një fat që po e ndjek si në rastin e fitoreve të Champions tre herë rradhazi në drejtimin e Zinedinë Zidane, me një formë loje me shumë luhajtje, pa qenë tërësisht bindës si lider i futbollit europian. /tesheshi.com/