Vajza 17-vjeçare palestineze Ahed Tamim, e shndërruar në simbol të luftës kundër pushtimit izrazelit, është nderuar se fundi nga Real Madrid, ku së bashku me të atin e saj, një aktivist po ashtu i burgosur më parë se bashku me të bijën nga izraelitët, u ftuan nga “Santiago Bernabeu”.
Ishte ish-ylli i Realit dhe i Spanjës në vitet ’80, Emilio Butragueno, ai që i dhuroi një fanellë të tij në ambientet e klubit mbretëror.
Megjithë përpjekjet e Izraelit për të parandaluar Ahedin dhe babanë e saj që të largohet nga vendi, ajo tashmë ndodhet në Europë për një tur ndërgjegjësues dhe nderimi. /tesheshi.com/