Pesë pikë në tri javët e para të kampionatit, janë shumë pak për një skuadër që pritshmëritë i ka shumë herë më lartë.
Los Blancos kanë barazuar dy herë në javët e para të La Ligas dhe ajo që duket se shqetëson më shumë trajnerin Zidane është fakti se skuadra nuk është se nuk krijon raste, por mungon finalizimi i tyre.
Mediat spanjolle shkruajnë se francezi është penduar në lidhje me merkaton verore, sidomos me largimin e Alvaro Moratas, që la Madridin për Chelsea-n në Londër.
Situata bëhet akoma më alarmante nga dëmtimi i Lucas Vasquez e Asensios dhe Gareth Bale që nuk bind. Për këtë, siç raportojnë në Spanjë, Zizu u ka kërkuar drejtuesve që të vihen në kërkim të një lojtari me karakteristikat e Alvaro Moratas dhe t’ia vendosin atij në dispozicion në merkaton e janarit. /tesheshi.com/