Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REAKSIONI/ Nanoja i së enjtes: “bombë” elektorale për Ramën apo për dyshen Berisha-Meta?

by te Sheshi
05/02/2021
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
REAKSIONI/ Nanoja i së enjtes: “bombë” elektorale për Ramën apo për dyshen Berisha-Meta?

Ka shkaktuar një reaksion të jashtëzakonshëm në frontin opozitar intervista e ish-kryeministrit dhe ish-kryesocialistit Fatos Nano. Vlerësimet e këtij të fundit për Ramën dhe një vizatim negativ për Metën dhe Berishën, duket se janë përkthyer, politikisht, si një plus elektoral për mazhorancën aktuale pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo pasi një prej taktikave anti-Rama, ka qenë dhe diversioni për ta ndarë atë nga masa socialiste kompakte si elektorat, e cila trashëgohet në nga koha e Nanos.

Përpjekjet për ta servirur Ramën si një josocialist por si rilindas – eufemizimi apo kredoja e tij qeverisëse – kanë qenë në këtë funksion. Pra, është tentuar një ftohje e socialistëve tradicionalë, që gjithashtu janë dhe nanonistë në simpatinë që gëzojnë për ish-liderin e tyre, me pasaradhësin e tij Rama.

Dhe, pozicionimi i Nanos krah Ramës, i jep fund dhe kësaj shprese të vagullt opozitare për ta cenuar sadopak unitetin dhe disiplinimin socialist në sfidën e mandatit të tretë.

Me Nanon krah Ramës, i cili i çoi dhe mesazhin elektoratit socialist se luante rolin e këshilltarit të tij, ky elektorat tashmë e sheh lidershipin më të përforcuar.

Por nga ana tjetër, një ndër reaguesit e mllefosur me Nanon nga kampi mediatik opozitar, ka aluduar se shfaqja e ish-kryesocialistit si një përforcim krah Ramës, mund të sjellë efekt të kundërt në elektorat. Këtë, Andi Bejtja, njeriu që dy ditë para zgjedhjeve të vitit 2005 do bënte thirrje me anë të një shkrimi për të mos u votuar Berisha (por Nano), gjë e cila i solli telashe të mëdha Top Channel-it me Berishën në qeverisje, e sheh si paralele, pa guxuar të thotë, të efektit, sigurisht negativ, që ka ende Berisha e Meta, si relike politike, ende aktivë.

Por Bejtja harron, apo nuk do të pranojë një diferencë, atë që Nano, sado me gabime dhe për t’u sharë në qeverisje, duke e kompensuar këtë me profilin imponues kulturor dhe etik, mbi të gjitha si një politikan liberal dhe fleksibël, i ka kursyer vetes pikën e neverisë për të në opinion, gjë nuk e gëzon dot si avantazh as Berisha e as Meta.

Nano është vlerësuar në vitr, për cilësitë e mësipërme, edhe nga vetë demokratë me të njëjtat cilësi, gjë e cila nuk ndodh në të kundërtën.

Sepse, Nano posedon dhe këtë dhe atë, edhe hijen por dhe dritën; mund të kritikosh për shumëçka por dhe mund ta vlerësosh qoftë dhe për pakçka. Ndërsa Berisha e Meta nuk e gëzon këtë profil njerëzor politik, të tipit “me të mirat dhe të këqijat”, ku për më tepër, për një pjesë jo të vogël të elektoratit shihen si neveria vetë. Kjo, sepse u mungon ajo pjesa kompensuese e marrëzive politike; ajo pjesë kulturore, e cila shpërfaqet në qytetarinë politike. Askush nuk e ka llogaritur këtë, por është bash kjo që ka bërë diferencën në 30 vite mes kahjeve dhe personazheve politike.

Nuk është e tepërt ta thuash se Nano, politikisht, në disa drejtime është dështim, sidomos në aspektin qeverisës, por kulturalisht, në frymën që përcillte, dje dhe sot, përbën një model, edhe për mënyrën se si arriti që një forcë të urryer si PP në fillim të viteve ’90, ta shndërronte në pak vite në një PS që do kishte hem avantazh politik e hem etik ndaj PD-së së berishizuar shpejt, në gjuhë, metoda, frymë, tipologji, e cila, politikisht, humbi dhe avantazhin elektoral të fillimviteve ’90. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Lavrov, një kërkesë BE mbi Ballkanin Perëndimor

Lavrov, një kërkesë BE mbi Ballkanin Perëndimor

Basha prezanton paketat financiare për rininë: Që jetë jetë e para!

Basha prezanton paketat financiare për rininë: Që jetë jetë e para!

Tyson mburret me një Rolls-Royce, por fansat vunë re diçka tjetër

Tyson mburret me një Rolls-Royce, por fansat vunë re diçka tjetër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni