Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një deklarate ka shprehur qëndrimin mbështetës të Tiranës zyrtare ndaj sulmit amerikan në Siri. Sipas tij, Shqipëria mbështet SHBA-në dhe vendimin e administratës Trump për sulmin ndaj objekteve qeveritare në Siri.
Bushati është shprehur se “bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit”.
Nga luftanijet në Mesdhe, Pentagoni ka lëshuar 59 raketa “Tomahawk” mbi objekte të qeverisë siriane. /tesheshi.com/