Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reagon Milazim Krasniqi: Ajo që ka shkruar Zimerman për Rugovën nuk është e vërtetë, ja detajet e takimit

by te Sheshi
12/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Reagon Milazim Krasniqi: Ajo që ka shkruar Zimerman për Rugovën nuk është e vërtetë, ja detajet e takimit

Nga Bashkim Kastrati

Profesori Milazim Krasniqi, që ishte edhe bashkëveprimtar i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova ka reaguar në lidhje me shkrimin e portalit tesheshi.com (shih: ish-presidenti-i-ndjere-rugova-po-ka-patur-dhe-krime-te-shqiptareve-ndaj-serbeve-kur-e-tha-si-e-tha-dhe-kujt-ia-tha) i cili i është  referuar librit “Burimet e një katastrofe” e ish-ambasadorit amerikan në periudhën e fundit të Jugosllavisë,  Warren Zimmermann, ku thuhet se Rugova ka thënë se ka pasur edhe krime të shqiptarëve ndaj serbëve.

Në lidhje me këtë çështje profesori Milazim Krasniqi ka deklaruar se ajo që është thënë në librin e Zimerman nuk është e vërtetë.

“Unë kam qenë fillim e mbarim në atë takim dhe e di me detaje gjithë atë bisedë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shkruar në lidhje me këtë takim, ku ka treguar për bisedat e zhvilluara dhe detajët e takimit.

Ja rrëfimi i plotë i Krasniqit:

(…) Atë ditë prilli 1989, rreth orës 11, Zimerman më hyri në zyrë, ku isha vetëm, meqë Ibrahimi nuk kishte dalë ende. Ishte një burrë i madh e i plotë, me një fytyrë të madhe, babaxhan. Sapo hyri, më përshëndeti serbisht e u prezentua, duke thënë se ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Voren Zimemrman. Pas tij ishte një djalë i ri, i cili u prezentua, po të cilit ia kam mbajtur mend vetëm mbiemrin, Uajt. U prezantova edhe unë, u ofrova që të uleshin, thirra kafexhiun që kishim dhe porositëm kafe. Menjëherë fillova ta kërkoja Ibrahimin me telefon në Institut dhe pas pak e gjeta. I tregova se kishim mysafirë dhe se duhej të vinte sa më me ngut. Pastaj biseduam për gjendjen në Kosovë, represionin që po përshkallëzohej dhe gjendjen e jashtëzakonshme e orën policore që ishte vendosur.

Kur erdhi Ibrahimi u përshëndet e u njoftua me ta edhe ai. Biseda vazhdoi po me atë frymë, pra të gjendjes së rëndë që zotëronte në Kosovë. Zimermani propozoi që të dilnim dikund në ndonjë restorant e të hanim diçka dhe ta vazhdonim bisedën.

Ibrahimi propozoi që të shkonim në restorant Dubrovnik, i cili ishte bukur larg nga selia e shoqatës sonë. U nisëm më këmbë, mes për mes qytetit. Rruga ishte përplot policë me helemeta e të armatosur deri në dhëmbë. Kishte edhe nja dy autoblinda në rrugë. Me një fjalë, ishte një tabllo tipike e gjendjes së pushtimit.

Dreka (historike) me Voren Zimerman

Në restorant Dubrovnik nuk kishte asnjë mysafirë, përveç nesh. Pronari i restorantit rrinte disa tavolina më tej për hesap të vetin, ndërsa ne ishim të qetë në bisedë. Zimermani porositit qofte, ndërsa ne tre të tjerët porositëm mish qengji, meqë ky restorant ka qenë i famshëm pikërisht për mishin e qengjit. Kamerieri solli mishin e qengjit, ne filluam të hanim, por Zimermanit po i vononin qoftet. Filloi të hante edhe ai me ne mish qengji. Kur e ftova kamerierin që ta pyesja për vonesën e qofteve, ai më tha se kishte harruar ta bënte porosinë! Zimermani tha se nuk kishte më nevojë për ato qofte, meqë po i pëlqente edhe atij mishi i qengjit.

Biseda vazhdoi për gjendjen aktuale të represiont që mbretëronte në vend. Po disi shpejt biseda kaloi në tema historike. Ibrahimi ngulmonte t’ua shpjegonte se ne shqiptarët ishim këtu shumë më herët para serbëve. Bile edhe emri i Rashkës, qendrës së parë të shtetit mesjetar serb, sipas tij e kishte kuptimin nga fjala rrasë, që do të thotë se ishte një toponim shqip. Ia shpjegoi edhe emrin Dardani nga fjala dardhë dhe i tregoi se në Kosovë kultivoheshin shumë dardhat që nga koha antike.

Pastaj filloi t’i fliste për romanin e Xhejms Xhojsit, „Vigjilimet e Feneganit“, në të cilin Xhojsi kishte përfshirë edhe një numër fjalësh shqipe. Mandej filloi t’i shpjegojë se si edhe në poemën „Iliada“ të Homerit, kishte disa fjalë që nuk mund të shpjegoheshin me fjalorin e greqishtes, po ishin të shpjegueshme e të kuptueshme me fjalorin e shqipes. Kush e di se sa do të zgjatej ligjërata e tij filologjike, (në atë kohë ai mirrej intensivisht me atë temë) por Zimermani me mirësjellje e ktheu bisedën sërish tek aktualiteti i Kosovës. Ndër të tjera filloi të pyeste Ibrahimin se a ka pasur represion të shqiptarëve ndaj serbëve në vitet shtatëdhjetë. Ibrahimi tha se kishte pasur elemente të dhunës, më shumë për çështje pronësore, por jo të përmasave të mëdha. Ndërhyra unë duke thënë se edhe në vitet shtatëdhjetë Serbia i ka pasur në dorë frenat e shërbimeve sekrete dhe të armatës, prandaj nuk ka mundur të bëhej fjalë për represion institucional ndaj serbëve.

Pastaj Zimermani filloi të bënte konkludimin e tërë bisedës, ku ndër të tjera tha se Millosheviqin në këtë fazë nuk mund ta frenonin, prandaj pritej që nacionalizmi që ai mishëronte, do të përshkallëzohej edhe më shumë në periudhën pasuese. Prandaj, porositi ai, ju duhet të formoni një lëvizje e cila dhunës së tij nuk i përgjigjet me dhunë. Nëse ju shqiptarët vazhdoni t’i përgjigjeni dhunës me dhunë, përkrahjen tonë nuk do ta keni. Nëse krijoni një lëvizje joviolente, ju do të vuani represionin, por ne do t’u përkrahim dhe ndihmojmë dhe ju do të triumfoni në fund. Ishin fjali të shkurtëra e të qarta, si të gravuara. Ibrahimi dhe unë po e miratonim atë që ai po thoshte.

Pasi u krye biseda dhe dreka, dolëm nga restoranti. Ibrahimi u ndalë aty afër, meqë banonte në lagjen Lakrishte dhe prej aty e kishte banesën më afër, ndërsa mua më porositi që t’i përcillja deri te hotel Grandi. Ashtu edhe bëra. Deri te Grandi shkuam bashkë, duke biseduar për qytetin dhe gjendjen. Para Grandit, u përshëndetëm miqësisht.

Ky takim ka qenë fillimi i një bashkëpunimi intensiv të Rugovës me administratën amerikane dhe i adoptimit të një politike paqësore nga ana e Rugovës. Pra, politika paqësore ka qenë mesazh i amerikanëve, plan i tyre, kushtëzim i përkrahjes së tyre, e jo ndonjë produkt i fantazisë së Rugovës. Ka qenë politikë pragmatike e jo idealiste. Përkrahja amerikane ndaj nesh varej nga kursi paqësor, që do të ndiqej në politiken e shqiptarëve të Kosovës.

Meqë Rugova do ta ketë dhënë provën e njeriut që mund ta bartte mbi supet e veta atë projekt, atij ai dhanë rolin e liderit. Pa mbështetjen e fuqishme dhe të rregullt të amerikanëve, Ibrahimi me brishtësinë e tij, nuk do të mund të përballonte presionin e hijenave të parapolitikës e të politikës së shqiptarëve në Kosovë as një vit, në një Kosovë të mbetur pa institucione dhe së cilës iu imponua vetërregullimi si një formë primitive e organizimit politik e shoqëror. Pra, Rugovën e bënë lider amerikanët, brenda një projekti politik paqësor që i ishte rezervuar Kosovës për një periudhë kalimtare.

(Fragment nga libri në dorëshkrim)     

/tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Regjimi i Assad bombardon bastionet kryengritëse afër Damaskut, mbi 60 të vrarë

Regjimi i Assad bombardon bastionet kryengritëse afër Damaskut, mbi 60 të vrarë

Ja pse është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme të bëni masazh të këmbëve çdo mbrëmje, përpara se të flini

Ja pse është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme të bëni masazh të këmbëve çdo mbrëmje, përpara se të flini

Shpërthim me përmasa të frikshme në Tianjin, nuk dihet ende bilanci i viktimave

Shpërthim me përmasa të frikshme në Tianjin, nuk dihet ende bilanci i viktimave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni