Kancelarja gjermane është më i fundit autoritet qeverisës që shpreh pakënaqësinë e thellë për vendimin e presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Duke iu drejtuar parlamentit gjerman këtë të premte, Merkel ka përdorur fjalët “tejet për të ardhur keq” për vendimin në fjalë.
“Vendimi i presidentit amrikan për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën është tejet për të ardhur keq, e po shprehem në një mënyrë mjaft të rezervuar kur e them këtë.”
Angela Merkel e quajti marrëveshjen një gur themeli në përpjekjet për të mbrojtur krijimin, duke theksuar se nuk do të kishte kthim prapa nga udha e nisur me protokollin e Kjotos të 1997-s.
Ajo mori duartrokitjet e ligjvënësve kur deklaroi se vendimi i Trump-it “nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë të gjithë ne që ndihemi të obliguar ta mbrojmë planetin”. /tesheshi.com/