Reagon së fundi dhe kryeministri Gruevski lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe deklarimit zyrtar se operacioni morri fund.
Kjo s’ishtë përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por i atyre që e ruajtën Kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë”, tha Gruevski.
Shefi i qeverisë së Shkupit tha se ata ishin 30 terroristë, një pjesë prej të cilëve kanë vdekur gjatë luftimeve, ndërsa pjesa tjetër do të gjykohen.
“Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë”, shtoi Gruevski.
Ai ka premtuar se shteti do u ndërtojë shtëpitë atyre që janë dëmtuar gjatë luftimeve.