Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REAGIMI/ Zheji ofron aplogjinë e tij për padinë e Reas së Linda Ramës: e mban mend Charlie Hebdo?

by te Sheshi
24/04/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
REAGIMI/ Zheji ofron aplogjinë e tij për padinë e Reas së Linda Ramës: e mban mend Charlie Hebdo?

Nuk ka vonuar reagim i Artur Zhejit ndaj padisë së ngritur për të e shtatë portale, nga e bija e bashkëshortes së kryeministrit Rama, Rea Xhillari.

Zheji, duke e rreshtuar adoleshenten tek personat publikë, e përligj shkrimin ndaj saj duke e përfolur për një lidhje të mundshme me ministrin Cakaj, duke iu referuar përfoljeve në media.

Reagimi:

Të njoh vetëm nga portreti, në një foto të shkrepur në një stacion treni në Zvicër, në një qytezë të vogël universitare dhe jo vetëm, ku shfaqesh e qeshur, simpatike dhe e pastër si njeri. Por duhet të të sqaroj me ngut disa gjëra, që duhet ti dish burimisht prej meje:

Unë as nuk kam nga ta di di dhe as e kam shpikur pjesën tënde personale të jetës, për të cilën ti, ende sa pa u vendosur diktatura e plotë në Shqipëri, ke të drejta të plota ta jetosh si të duash.

E dyta, bashkëjetesa nuk është as krim, as sharje dhe as fyerje për askënd, është maksimumi një koordinatë ekzistenciale, që nuk përbën asgjë të keqe as për atë që bën dhe as për atë që e përshkruan.

Franca e madhe, deri para pak kohësh ka patur një president, Hollande quhej ai. Ky zotëri president arratisej herë pas here nga pallati presidencial, majë një scooteri, për të takuar një mikeshën e tij, duke ju larguar rojeve personale. E fotografuan, pamjet ishin flu, edhe mund të ishte, edhe mund të mos ishte presidenti i Francës, por u botuan ashtu si ishin, dhe asgjë nuk i ndodhi kërkujt, në një vend demokratik.

Tani le të kthehemi te rasti yt. Ti përmend ne pasion e sipër termin “imoralitet intelektual” apo “perversitet”, nuk e di se ndaj kujt, ndaj mediave apo ndaj meje, këto po që janë fyerje, ndaj të cilave ke për detyrim “barrën e provës”, për ta provuar, por këto për mua janë thjesht ca fjalë inatçore, që hidhet kollaj pas krahëve.

Unë po të them hapur dhe në të nxehtë se nuk kam sajuar asgjë të tillë, këto janë lajme apo pandehma të tilla që qarkullojnë rrjeteve, sepse ti, padashjen tënde je person publik, për shkak të nënës tënde dhe lidhjes së saj zyrtare me kryeministrin.

Ti mund të ishe edhe subjekt për karikatura përshembull, edhe mbretëresha e Anglisë edhe princeshat e princat edhe të dashurat e tyre janë. Ndodhi një masakër e padëgjuar në Paris kundër karikaturave e mban mend, te Charlie Hebdo dhe terroristët, tek vrisnin 12 vetë, bërtisnin me të madhe se ndaj Profetit të tyre ishte bërë një shpifje e madhe dhe xhaxhi Edi, vrapoi në Paris, kundër terroristëve dhe prokarikaturave, të atyre fatkeqëve që u vranë mizorisht për këtë.

Xhaxhi Edi, ose kryeministri për ne, u thotë gazetarëve ditë pas dite, “pjellë e kazanit, kadrinj, derra që zhgryhen studiove” e të tjera si këto, duke nxitur urrejtje dhe kërcënime të papara për gazetarët, sidomos ndër militantët e përndezur, që sipas tyre, u rrezikohet vendi i punës, nëse ikën xhaxhi Edi nga pushteti.

Megjithatë, më vjen keq, sidomos për ty dhe vetëm për ty, që je lënduar, sepse më kujton lëndimin e përditshëm të fëmijëve të mi, kur me komandën politike nga xhaxhi Edi sot dhe nga xhaxha të tjerë politikanë të djeshëm, grupi i madh i sharësve politikë, që paguhet me taksat tona, bën kërdinë mbi emrin tim, në rrjetet sociale, me fyerje të mirëfillta dhe me emra të fshehur e me profile fake.

S’di ç’të them më tepër, në planin personal, por adresimi te unë është krejt i gabuar. Një këshillë, meqë më ke përmendur edhe moshën, ndoshta e kam gabim edhe këtë, se e lexova me shumë shpejtësi këtë lajm, në portale gjithashtu, vepro si ta mendosh TI, më mirë.

TI, personalisht, sepse “rastësisht”, unë, me fare pak të tjerë, kemi mbetur të fundmit gazetarë opozitarë në këtë vend dhe ky adresim i yti ndaj meje, bëhet sa hap e mbyll sytë, një adresim politik që xhaxhi Edi, njëkohësisht edhe kryeministri, mund ta ketë shtyrë përpara. Në shpërthimet e tija emocionale tashmë të famshme si në Kuvend, ashtu dhe ku të mundet.

E pra, të këshilloj, edhe si prind, meqë e kishe nënvizuar edhe këtë, që kjo gjë nuk bën për ty, për moshën dhe për formimin universitar perëndimor që besoj se po merr. Ndoshta në Mendrisio, ku ke dalë bukur në foto, në Canton Ticino të Zvicrës, sepse ka një superuniversitet arkitekture aty dhe shumë fakultete të tjera, që ma bëjnë zili edhe mua sot, pavarsisht moshës jo fare të re që kam.

Po të bësh ti Rea, një kërkim të pavarur, do të shohësh se unë personalisht nuk të kam përmendur kurrë, përveç ditës së sotme, dhe portali që unë drejtoj me 1001 vështirësi, nuk ka qenë asnjëherë burim, e aq më tepër sajues i një lajmi të tillë.

Por ti e drejtove gishtin te unë, me emër e mbiemër dhe me përshkrime të pakëndëshme për mua, kjo përbën pak habi dhe është një rastësi, aspak e paqëllimshme duket, anipse për mua, janë thjesht ca goditje puplore, nga një vajzë e mirë si ty, sepse unë jam mësuar me vajzat tashmë.

Por shoh përtej mjergullës dhe me trishtim të thellë, se xhaxhi Edi, kërkon të na përdorë të dyve, në një gërshetim të panatyrshëm, ku ti je “viktima” dhe unë xhelati, dhe kjo është e pafalshme, të paktën në Perëndim…

Unë e dashur Rea, e pranoj, kam edhe fajin e madh që kam vënë deri disa vite më parë, disa dhjetëra tulla, në ngrehinën njerëzore të këtij kryeministri, që sot, është në shëmbje e sipër, kurse ti, je realisht një krijesë pa asnjë faj në këtë mesele, prandaj të këshilloj, nëse nuk do të bësh një hap përpara në politikë, edhe kjo e drejta jote është, kjo nisëm nuk bën për ty.

“Bashkëjetesa” jote më Cakajn, është ndoshta një shpikje, që buron nga panatyrshmëria absolute se si Cakaj, u katapultua nga xhepi i vogël i xhaxhi Edit, në atë detyrë të lartë, nuk e di çtë them… se po të shumosh komplimentet e xhaxhi Edit për Cakajn, bëhen disa kulla të larta dhe disa mullarë bari për kusur…

Ndoshta pra, pikënisja buron nga absurdi që më ciniku i politikanëve të sotshëm shqiptarë, nuk dihet ku i gjeti ato kuintalë mjalti në ngritjen e statujës së rrejshme, të këtij Cakajt, që na u bë edhe qejfi tanimë, që krijuam bindjen se ske fare lidhje, falë fjalëve të tua, edhe të hidhura qofshin…

Sëfundi, në dijeni të plotë se edhe xhaxhi Edi do ti lexojë këto rradhë patjetër, shpreh dyshimin se, nëse edhe Edi, do të kishte guximin dhe të gjente dot, një qelizë të dlirë në qënien e tij, e të mund të shkruante edhe ay, një letër të ngjashme.

E di vetë ai, se kujt…/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Nga Arbnor SADIKU: Politika e Jashtme dhe Tiparet e Diplomatit

Nga Arbnor SADIKU: Politika e Jashtme dhe Tiparet e Diplomatit

SQARIMI/ Doktor Ferid Agani, reagim pas dënimit: ja me ç’akuza absurde u përballa

SQARIMI/ Doktor Ferid Agani, reagim pas dënimit: ja me ç'akuza absurde u përballa

OBSH del me shifra: Ja sa guxoni t’i lini fëmijët në ekran

OBSH del me shifra: Ja sa guxoni t'i lini fëmijët në ekran

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni