Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REAGIMI/ Tortura e Kakavijës, Rama: Ç’kohë e mallkuar! Ç’është kjo që bën Greqia dhe si po vepron qeveria

by te Sheshi
15/08/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
REAGIMI/ Tortura e Kakavijës, Rama: Ç’kohë e mallkuar! Ç’është kjo që bën Greqia dhe si po vepron qeveria

Kryeministri Rama i ka kushtuar një shënim në FB situatës së pazakontë, deri dhe të dhimbshme në Kakavijë, duke e cilësuar këtë kohë që po jetojmë, me terezi të prishur nga pandemia, si “të mallkuar”.

“E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotakis e me autoritetet e tjera greke. Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk”, nis Rama shënimin e tij.

Ai nuk pranon që pala greke në këtë rast po e bën me kast ndaj shqiptarëve.

“Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim”, shkruan shefi i qverisë.

Sipas Ramës, kjo që ndodh në kufirin me Greqinë shfaqet dhe gjetkë në kufijtë e BE-së a më tej.

“Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.

Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin”, shkruan Rama.

Gjithsesi, ai nuk është dakort me këtë që po ndodh.

“Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull.

Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë. Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t’i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore! jo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare”, argumenton i pari i qeverisë shqiptare.

“Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi!”, vijon arsyetimin Rama.

“Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë – ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek – ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t’i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.

Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh.
Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t’i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda.

Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin. Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, aq më shumë në këtë kohë dreqi, por jo, asnjë lidhje nuk ka situata në Kakavi me ndonjë gjë të lënë mangut nga shteti e nga qeveria jonë në raport me shtetin e me qeverinë greke.

Prandaj me keqardhjen më të madhe për sfilitjen e të gjithë atyre që janë në atë radhë të tmerrshme, i siguroj të gjithë pa përjashtim se as i kemi lënë dhe as do t’i lemë asnjë minutë vetëm, deri në fund”, përfundon mesazhin e tij i pari i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Marrëveshja Izrael-Emirate: flet Bahreini, heshtje e plotë nga Saudia

Marrëveshja Izrael-Emirate: flet Bahreini, heshtje e plotë nga Saudia

Maskë në vend të gjellës? Hulumtimi: mos i hidhni N95, ja si t’i dezinfektoni ato (video)

Maskë në vend të gjellës? Hulumtimi: mos i hidhni N95, ja si t'i dezinfektoni ato (video)

Vjuajtja shqiptare në Kakavijë, PD: ja pse qeveria mban përgjegjësi

Vjuajtja shqiptare në Kakavijë, PD: ja pse qeveria mban përgjegjësi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni