Nata e 15 korrikut 2016 në Turqi do të mbahet mend jo thjesht për përpjekjen e dështuar për grusht shteti i cili rrezikonte ta hidhte vendin në skëterrën e një diktature ushtarake, por mbi të gjitha, ajo do të mbahen mend si nata kur populli turk doli në rrugë për t’u përballuar me tanket e ushtrisë, duke e ndryshuar njëherë e përgjithmonë rrjedhën historike të vendit. Madje disa e kanë krahasuar këtë me Revolucionin e Lavdishëm Britanik (1688), Revolucionin Amerikan (1776) dhe Revolucionin Francez (1789), të cilët zakonisht njihen si shembuj klasikë të asaj që ne njohim si revolucion.
Nuk ka dyshim se çdo revolucon ka karakteristikat e veta në varësi të kohës dhe vendit. Megjithatë, të gjitha revolucionet kanë në përgjithësi tre karakteristika të ngjashme.
1) Periudha kohore kur ndodhin ndryshimet e shpejta politike, 2) Konkurenca, ose lufta ndërmjet grupeve të ndryshme për të imponuar pushtetin politik dhe 3) Pjesëmarrja relativisht e madhe e popullit pothuajse në çdo fazë të këtij transformimi politik.
Në çkuptim mund të konsiderohet revolucion 15 korriku 2016?
Për t’iu përgjgjur kësaj pyetje është e nevojshme të kuptojmë sistemin politik turk të para 15 korrikut 2016.
Natën e 15 korrikut 2016, Turqia ishte dëshmitare e një ngjarjeje të papreçedentë, jo vetëm në historinë e saj por mbase në historinë botërore. Populli turk e mposhti përpjekjen për grusht shteti nga ushtria pa përdorur armët. Por si u arrit deri këtu?
Republika Turke u themelua më 29 Tetor 1923, pas luftës së pavarësisë dhe ishte nje entitet politik relativisht pluralist dhe demokratik. Më pas, në vitin 1925 u shndërrua në diktarurë më një parti, e cila zgjati deri në vitin 1945. Pas Luftës së Dytë Botërore, Turqisë iu desh të bënte një zgjedhje ndërmjet perëndimit demokratik dhe bllokut sovjetik totalitar. Për shkak të shumë faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë ajo vendosi t’i bashkohej perëndimit, duke filluar kështu procesin e shndërrimit te sistemit të mbyllur politik në një sistem të hapur demokratik. Më 14 maj 1950, Turqia zhvilloi zgjedhjet e saj të para demokratike, ku partia opozitare, Partia Demokratike (PD), fitoi zgjedhjet duke zëvendësuar Partinë Popullore Republikane (PRP).
Megjithatë, PRP dhe aleatet e saj ishin të pakënaqur me regjimin e ri. Vetëm dy vjet pasi Partia Demoratike kishte marrë detyrën, ushtria filloi të thurte planet për ta rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata e nisën puçin ushtarak më 27 maj 1960, grushti i parë i shtetit në historinë e Republikës së Turqisë. Pas një gjyqi farsë, ushtria ekzekutoi kryeministrin Adnan Menderes dhe përgatiti një kushtetutë të re, e cila i jepte ushtrisë një pozicion të veçantë anti-demokratik, duke vendosur një sistem tutele burokratike. Në këtë sistem të ri, qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike i jepej një rol i kufizuar, ndërsa pjesa tjetër e pushtetit ishte në duart e burokratëve, me ushtrinë në qendër.
Të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike kanë shfaqur gjithmonë pakënaqësi ndaj këtij sistemi tutelazhi burokratik dhe kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për ta ndryshuar nga pak. Përpjekja më e madhe në këtë aspekt u bë pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) pasi erdhi në pushtet në nëntor të vitit 2002. Gjatë qeverisjes së AKP-së kjo tutelë burokratike është zbrapsur pak nga pak. Në këtë luftë kundër pushtetit shtetëror burokratik, kryeministrit të atëhershëm Erdogan i duheshin aleatë nga burokratët, pasi ai pavarësisht pushetit politik, nuk kishte fuqi në sistemin burokratik.
Në strukturën shtetërore, dy grupet burokratike më të mëdha ishin kemalistët dhe gylenistët. Duke qenë se vinin nga i njëjti sfond fetar, Erdogani vendosi të lidhte aleancë me gylenistët kundër burokratëve të tjerë kemalistë. Megjithatë, gylenistët ishin një lloj grupi klandestin i infiltruar thellë në shtet me qëllimet, ambicjet dhe planet e tyre. Qëllimi i gylenistëve ishte të fitonin pushtet në rradhët e burokratëve. Pavarësisht se cila forcë politike do të ishte në pushtet, qëllimi ishte që ata të kishin kontrollin real të shtetit.
Në vitin 2010, Erdogani nuhati makiazhin e gylenistëve në burokraci, e për këtë arsye filloi të merrte masa për të zprapsur burokratët gylenistë. Ky ishte fillimi i një lufte midis dy pushteteve që akoma vazhdon: pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike, legjitime dhe transparente dhe një pushteti të fshehur burokratik e totalitar.
Gylenistët bënë disa përpjekje për ta rrëzuar qeverinë e Erdoganit. U përpoqën të arrestonin kreun e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në vitin 2012, por dështuan. Grupi i Gylenit u përpoq të përfitonte nga revoltat e Gezi Parkut në qershor të vitit 2013. Po ashtu, një përpjekje e madhe u bë edhe në dhjetor të 2013-ës nga njerëzit e Gylenit në polici dhe gjyqësor. Edhe kjo përpjekje dështoi që ta rrëzonte qeverinë.
Ushtria e Gylenit dhe përpjekja për grusht shteti
Çdokush në Turqi e dinte se gylenistët ishin të infiltruar në ushtri, por askush nuk e dinte me siguri sa thellë ishin futur. Kjo u bë e qartë natën e 15 korrikut 2016. Oficerët e ushtrisë, që ishin anëtarë të grupit terrorist FETO, u përpoqën të kryenin një puç të dhunshëm ushtarak. 249 njerëz humbën jetën e me mijëra të tjerë u plagosën. Populli bëri rezistencë ndaj ushtarakëve gylenistë duke e mposhtur puçin ushtarak.
Shumë njohës të politikës turke e kishin pritur diçka të tillë nga gylenistët. Po përse ndodhi pikërisht më 15 korrik 2016? Dy mund të jenë arsyet: 1) Gjyqësori po bëhej gati të arrestonte shumë oficerë gylenistë të cilët kishin marrë pjesë në gjyqe të sajuara kundër oficerëve që nuk ishin gylenistë. 2) Gati 200 oficerë gylenistë ishin gati të dilnin në pension gjatë takimit të Komisionit të Lartë Ushtarak në fillim të muajit gusht 2016. Këtu gylenistët e kuptuan se do të humbisnin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre në ushtri. Kjo i detyroi që ta nisnin grushtin e shtetit sa më parë. Sipas informacioneve të zbuluara nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës, puçistët e ndryshuan kohën e planifikuar për implementimin e pucit ushtarak në orën 9 të darkës më 15 korrik, në vend të orës 3 të mëngjesit të datës 16 korrik siç ishte parashikuar.
Këtu duhet sqaruar një pikë me shumë rëndësi: gylenistët ia kishin dalë ta paraqisnin veten e tyre në botë – jo në Turqi – si lëvizje islame e moderuar dhe paqësore, e cila mbronte shekullarizmin dhe luftonte “Islamin radikal”. Ata arritën që edhe Erdoganin ta paraqisnin si islamist radikal dhe Turqinë si një vend të udhëhequr nga islamistët. Por në fakt, Gyleni dhe miqtë e tij janë radikalët e vërtetë. Ëndrra e Gylenit është të krijojë një sistem që i ngjan atij të Iranit shiit. Ndërsa qëllimi i tij final, sado absurd të duket, është sundimi i botës.
Faktorët që ndikuan në dështimin e grushtit të shtetit
Ka disa faktorë që mund të merren në konsideratë e që kanë ndikuar në dështimin e puçit ushtarak. Presidenti Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim deklaruan se do të rezistonin, edhe nëse do të duhej të jepnin jetën për këtë. Erdogani i bëri thirrje popullit që të dilte në rrugë e të mbronte demokracinë. Me miliona njerëz, nga të gjitha sferat e jetës, pavarësisht dallimeve politike, u derdhën rrugëve të Turqisë, të “armatosur” vetëm me flamurin turk, dhe sfiduan ushtarët. Prokurorët lëshuan fletë-arreste për të arrestuar ushtarët që po përpiqeshin të rrëzonin qeverinë. Ndërsa mediat turke, për herë të parë në historinë e Republikës, dolën kundër puçit ushtarak. Policia luftoi me trimëri kundër ushtarëve. Ndërsa oficerët që e kundërshtuan grushtin e shtetit e që ishin besnikë ndaj rendit kushtetues rezistuan në mënyra të ndryshme kundër forcave gyleniste.
Gylenistët u përpoqën ta rikthenin sitemin e tutelës burokratike kemaliste. Grushti i shtetit dështoi për shkak të politikanëve dhe popullit turk, të cilët e mundën atë. Dështimi i puçit sigurisht do të kishte pasojat e veta në sistemin politik turk. Politika turke do vazhdojë ta zbrapsë akoma më shumë sistemin e tutelës burokratike. Nuk ka asnjë dyshim se Turqia do të jetë akoma më demokratike pas kësaj.
Pas dështimit të Grushtit të Shtetit, Turqia nisi të rindërtonte strukturën shtetërore. Për dekada të tëra, ushtria dhe gjeneralët kanë pasur një pozitë autonome në lidhje me qeveritë demokratike. Gjeneralët gjithmonë e kanë parë vetën më lartë se vetë kryeministrat e vendit.
Tani, e gjitha kjo po ndryshon. Shkollat ushtarake në nivel të shkollave të mesme janë mbyllur. E me të drejtë duke marrë parasysh se ishin krejtësisht të infiltruara nga gylensitët. Komandantët e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore do të jenë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, diçka për të cilën është folur me dekada të tëra, por që kurrë nuk kishte arritur të bëhej realitet. Po ashtu, Agjencia Kombëtare e Inteligjencës po ristrukturohet.
E ç’është më e rëndësishmja, ka një frymë pajtimi në vend. Politika turke që gjithmonë ka qenë e përçarë, figurat e saj kryesore dolën kundër grushtit të shtetit. Njerëzit që morën pjesë në rezistencën kundër puçistëve ishin nga të gjitha partitë politike.
Korriku, Revolucioni i turqve
Nuk është e tepruar nëse themi se ajo çfarë ndodhi më 15 korrik 2016 ishte një revolucion më vete pasi i ka të gjitha karakteristikat kryesore të një revolucioni klasik. I hapi rrugën ndryshimeve të mëdha politike. Gylenistët garuan në mënyrë të paligjshme për ta marrë pushtetin politik dhe e humbën luftën. Me miliona njerëz iu bashkuan rezistencës kundër puçit. Tani mund të themi se Turqia është ndër ato vende që ka një sagë në mbështetje të sistemit demokratik.
Rezistenca e popullit turk më 15 korrik 2016 nuk është më pak e rëndësishme se revolucioni britanik, amerikan apo ai francez. /tesheshi.com/