Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reagime të zgjedhura publike pas marrëveshjes Kosovë-Serbi: Visar Imeri, Petrit Zogaj, Adriatik Kelmendi, Fisnik Ismaili, Lumir Abdixhiku

by te Sheshi
26/08/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A

Nga Shkëlzen Rrecaj

Pas shumë takimeve e përpjekjeve të vazhdueshme që zgjatën me muaj të tërë, Kosova dhe Serbia arritën mbrëmë t’i qesin në letër katër marrëveshje. Nënshkrimin e tyre u bënë nga krerët me të lartë shtetëror nga të dy palët. Siç edhe u raportua, këto marrëveshje kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, telekomin, energjinë dhe “Parkun e Paqes” në Mitrovicë.

Por, menjëherë pas arritjes së kësaj marrëveshje kanë ardhur edhe reagimet e para.visar ymeri

Reagimit i prinë lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili ka thënë se i tërë procesi i bisedimeve në Bruksel ka qenë i pabarabartë, rrjedhimisht i padrejtë, me karakter asimetrik ndaj Kosovës.

Ai në një status në profilin e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka se si të dalë ky proces dialogu, i tillë çfarë është, në dobi të Kosovës, e aq më pak ta afirmojë shtetësinë e Kosovës.

“Prapë e njëjta metodë nga po e njëjta Qeveri sikur ajo e kaluara: koncesione të dëmshme e të rrezikshme ndaj Serbisë, gënjeshtër e mostransparencë për marrëveshjet, keqpërdorim flagrant e i turpshëm i parasë publike drejt rritjes së pronës private, keqpërdorim i aparatit shtetëror për heshtje të kritikës e protestës, shenjtërim i pronës së Liderit”, ka thënë Ymeri.

“Zajednica nuk ka qenë OJQ as në marrëveshjen e prillit të vitit 2013, e lëre më tash me këtë detajizim të kompetencave të saj. Në të vërtetë i tërë ky alarmim i përfaqësuesve të Qeverisë e të shërbyesve të pushtetit flet në vete për hapin e madh që sot Qeveria e Kosovës e bëri drejt bosnjëzimit të Kosovës”.

Sipas Ymerit, sa herë që bëhen koncesione të dëmshme dhe shtet-rrënuese ndaj Serbisë na del dikush nga aparati shtet-parti e flet për atë se si Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë.

“Zajednica në vete përbën kurorëzim të ndarjes së Kosovës në vija etnike. Kështu ajo o refuzohet në tërësinë e saj, me cilëndo formë që merr, ose pranohet si parim dhe praktikë e një Kosove pa republikë e pa perspektivë zhvillimi. Qeveria e ka pranuar Zajednicën. Këta matrapazë negociatorë të udhëhequr nga kryematrapazi Isa Mustafa, janë ata që po e vjedhin pasurinë e qytetarëve për ta shndërruar atë herë në të mirë materiale të djemve e vëllezërve të tyre, e herë në pronë publike të strukturave ilegale të Serbisë”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se e refuzojnë atë në tërësinë e saj, edhe si parim edhe si praktikë, dhe do ta kundërshtojmë jetësimin e saj në secilin rast dhe secilën instancë.petrit zogaj

Lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi ka reaguar edhe drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj i cili ka kërkuar nga delegacioni kosovar që në vend të fotografive t’i publikojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Në vend që të thuhet ‘Serbia e ka pranuar Kosovën’ a bënë me e pa se në çfarë dokumenti e paska pranuar një gjë të tillë? Këta t’i transformojnë edhe konceptet bazë të transparencës. Fotografohen duke nënshkruar e nuk tregojnë se çfarë kanë nënshkruar, ka theksuar Zogaj.adriatik-kelmendi-

Edhe publicisti Adriatik Kelmendi ka kërkuar transparencë për marrëveshjet e arritura në Bruksel. Ai në një postim në Facebook ka thënë se sa më shumë që do të shtyhet publikimi i marrëveshjeve të plota, aq më të pavlera do të bëhen garancitë e tija për marrëveshje të favorshme për Kosovën.

“Besueshmëria e deklaratave të kryeministrit Mustafa sonte për 4 Marrëveshjet është në korrelacion të drejtpërdrejtë me kohën derisa do të publikohen tekstet e marrëveshjeve.
Sa më shumë që do të shtyhet publikimi i marrëveshjeve të plota, aq më të pavlera do të bëhen garancitë e tija për marrëveshje të favorshme për Kosovën”, ka shkruar publicisti Kelmendi.unnamed

Ashpër ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani pas arritjes së marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Facebook ka kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë me President, zv. President, me Kuvend, Këshill, Stemë dhe Flamur për serbët në Kosovë i pranuar nga qeveria është mjerim politikë i politikës në Kosovë. Kjo do të thotë ndarje e Kosovës në dy etnitete serbe dhe të komuniteteve tjera Shqiptare, Turke, Boshnjake, Ashkali, Egjiptase, Rome, Malazeze, Bugare etj. Dhe ndërrim i sistemit juridik në Kosovë dhe shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

Prandaj kuvendarët nuk duhet ta votojnë.

Qytetarët shumicë nuk duhet ta pranojnë këtë asosacion të komunave serbe.

Qeveria duhet të jap dorëheqje.

Zgjedhje të jashtëzakonshme duhet të shkohet.

Mjerim për gjakun e derdhur për çlirim. Këtë gjendje edhe nën Serbie kem pas nën Millosheviqin. Për çka luftuam për me nda Kosovën. Ishalla Zoti na shpëton. Për gjykatën speciale thonin dhe miqtë tanë se fiton Kosova. Tash me asosacion çka po fiton Kosova vetëm mjerim dhe humbje të identitetit të vet.

Ky asosacion nuk duhet te pranohet, ka shkruar deputeti Hasani.fisnik ismajli

I zëshëm ka qenë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli përmes një shënimi të postuar në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin kundër marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ai thotë se tash është momenti i fundit, që qytetarët ta ngrenë zërin e tyre.lumir-abdixhiku

Në fund ka reaguar edhe analisti Lumir Abdixhiku, i cili thotë se Asociacioni i Komunave serbe ka të gjitha elementet e një entiteti autonom.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Asociacioni kalon Pakon e Ahtisaarit.

Sipas tij, Asociacioni ka qëllime të varësisë së saj, të pengimit të saj, të refuzimit të saj dhe se, siç thotë ai, Republika nuk i ka afruar refuzuesit e saj, ajo veçse i ka fuqizuar ata.

“Me kompetenca të plota e të pavarura në ekonomi, shëndetësi, edukim, dogana, polici, gjyqësor, buxhet e territor – me shërbyes civil e aspak joqeveritarë, me Kuvend, Kryetar e identitet të veçantë – Asociacioni ka të gjitha elemente e një entiteti autonom. Asociacioni pra, është, në versionin më të thjeshtë, një model i autonomisë së gjerë në Kosovë. Së paku është modeluar për të funksionuar si i tillë; dhe kështu ai, padyshim, kalon Pakon e Ahtisaarit. Përputhja me ligjet e Kosovës, sado lajm i mirë, nuk e zbutë shumë këtë fakt. Është përmbajtja dhe qëllimi çfarë ka rëndësi.

E sikur Asociacioni të kishte qëllime të pro-Republikës e pro-pavarësisë, atëherë ndoshta dhe do të bënte kuptim. Por nuk ka. Ka qëllime të varësisë së saj, të pengimit të saj, të refuzimit të saj – prandaj dhe bën një lajm jo të mirë për vendin. Me Asociacion, Republika nuk i ka afruar refuzuesit e saj, ajo veçse i ka fuqizuar ata”, ka shkruar Abdixhiku./tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Jo çdokush e ka këtë vijë në dorën e tij, ja çfarë do të thotë nëse edhe ju e keni

Jo çdokush e ka këtë vijë në dorën e tij, ja çfarë do të thotë nëse edhe ju e keni

Turqia voton sërish më 1 Nëntor, pesë muaj nga zgjedhjet që nuk prodhuan rezultat qeverisës

Turqia voton sërish më 1 Nëntor, pesë muaj nga zgjedhjet që nuk prodhuan rezultat qeverisës

Kjo është mënyra më e turpshme për të humbur kohë (VIDEO)

Kjo është mënyra më e turpshme për të humbur kohë (VIDEO)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni