Joe Biden, një kundërshtar demokrat i Donald Trump-it në zgjedhjet e pritshme presidenciale, tha se ai nuk i dinte detajet e marrëveshjes Serbi-Kosovë të nënshkruar dje në Uashington, por shtoi se besonte se “Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur” dhe jo pjesë e Serbisë.
Ai supozon, thotë, se marrëveshja do ta forcojë atë pavarësi, por që nuk e di se çfarë është shkruar në dokument.
“Nuk e di për çfarë bëhet fjalë,” tha Biden, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen dhe kujtoi se ai kishte kaluar shumë kohë në rajon.
Si senator, Biden i kushtoi vëmendje të madhe Ballkanit Perëndimor dhe në 2016, si Zv.Presdent amerikan, ai vizitoi Beogradin dhe Prishtinën.
Vuçiç, Trump dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruan një marrëveshje të premten në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. /tesheshi.com/