Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti “Nuhu”: a bëri gazetari Çollaku, atë ç’bëri Andi Bushati me “Gërdecin” dhe Artan Hoxha me “21 Janarin”?

by te Sheshi
17/10/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rasti “Nuhu”: a bëri gazetari Çollaku, atë ç’bëri Andi Bushati me “Gërdecin” dhe Artan Hoxha me “21 Janarin”?

Zhvillimet e ethshme të kohëve të fundit, ku dominojnë përgjimet e disallojshme e akuzat lëshuar në distancë nga njerëz në arrati, kanë vënë në pikëpyetje llojin e gazetarisë që po ndiqet për këto raset. Pavarësisht akuzave të kryeministrit Rama ndaj asaj që mund të mund quhet gazetari transportuese por jo krijuese, ka vërtet diçka që nuk shkon në këtë pikë.

Në dy rastet e bujshme, te “Babale” dhe “Xhisiela”, është mangësia e një pune të mirëfilltë gazetareske, e cila i ka katandisur në të zhurrmshme e të mjergullta, nga paaftësia për t’u kopsitur mirë para se të hidhen në publik, edhe në funksion të vënies së pushtetit me shpatulla për murri. Jo vetëm paaftësi, por ndoshta edhe qëllimkeqësi, pasi është tentuar e vërteta virtuale sesa ajo reale, për interesa politike sigurisht, duke cenuar çdo normë etike profesionale dhe sistemi.

Më flagrant është rasti i Xhisielës. Aty, si dhe te rasti Zagani, gjendet i njëjti gazetar, Basir Çollaku, që është e tepruar të quhet investigues, pasi ka qenë thjesht transportues akuzash. Investigim do kishte qenë nëse, pas marrjes së lëndës akuzuese pa dalë në publik, punon fuqimisht në terren për të mbledhur fakte në funksion të akuzës dhe, kur mbërrihet në pikën e qepjes së gjithçkaje, pa asnjë boshllëk apo hapësirë shpëtimi për palën nën akuzë, madje duke ndërtuar dhe plan rezervë të tipit B, C, D për t’ju përgjigur hipotetikisht çdo shtegdalje të mundshme qeveritare, atëherë i ofrohet publikut e vërteta e madhe.

Si shembull mund të merret “Gërdeci” dhe “21 Janari”. Në dy rastet, falë një punë vërtet profesionale, në të parin të Andi Bushatit me investigimin e tij te ish-Zonë e Ndaluar, por dhe të Mero Bazes te Faktor Plus, e në të dytin me Artan Hoxhën, për këto dy zhvillime nuk ka më asnjë dilemë mbi të vërtetën. Ato thjesht ngecën të drejtësia, ndërsa pala nën akuzë, në këtë rast qeverisja Berisha dhe vetë ky i fundit, zgjodhën ta kalojnë me heshtje e injorim, nën garancinë e një drejtësie që në dy rastet as ajo nuk ka lanë dilemë mbi absurdin në vendimmarrje.

Më e thjeshtë ka qenë me Xhisielën. Çfarë duhej të kishte bërë gazetari, tashmë i çdo studioje, Basir Çollaku, sapo u njoh me akuzat që do përcillte në plublik polici në arrati Emiljano Nuhu? Një skrupulozitet profesional, pavarësisht indicieve politike, madje edhe për hir të këtyre të fundit, duhej që ato akuza t’i vërtetonte në terren para se t’i nxirrte në publik. Nuhu tha se në filan datë, ai ishte kërcënuar në ambientet e Komisariatit të Fushë Krujës nga Rrajat babë e bir, nën prezencën e Taulant Ballës dhe Artur Bushit. Së këndejmi, një gazetar i mirë vihet në kërkim të çdo të dhëne, me forma nga më të ndryshmet, për të vërtetuar prezencën e këtyre njerëzve atë ditë në Komisariat. Nëse nuk e arrin, nuk është gazetar, aq më pak investigues. Mundet të dojë kohë, ndoshta dhe një vit a më tepër, por është një punë e madhe dhe me peshë, sepse ka çmimin e rrëzimit të një qeverie. Dhe punë të tilla kanë kosto të larta. Dhe kur arrin ta qepësh një akuzë, deri në pikën e vërtetimit absolut, n’daç për drejtësinë, n’daç për vetë qeverinë e n’daç për publikun, atëherë ia prezanton këtij të fundit të vërtetën e madhe.

Fakti që kjo nuk ndodh, e kompromenton rënë këtë lloj gazetarie, si në terma profesionalë e si në terma moralë. Kompromenton rëndë dhe një opozitë që ushqehet prej tyre në stil politikëbërje.

Pas 25 e kusur vitesh politikë dhe përvojash të shumëanshme, një parti që i varr shpresat e ardhjes në pushtet më kësi formash, duhet ta kuptojë që është nën një mjerim të madh. Përditshmëria ka plot lëndë denoncuese për qeverisjen, që shihen me “sy të lirë”, pa qenë nevoja e sforcimit me thrillere politikë që çmendin dynjanë pa asnjë efekt në vota. /tesheshi.com/           

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Rexhep Rraja mbetet në burg, Xhisiela shfaqet kërcënuese

Rexhep Rraja mbetet në burg, Xhisiela shfaqet kërcënuese

Trajnimi fantastik zjarrfikësve kinezë: kur zanati ta do të bësh cirk (video)

Trajnimi fantastik zjarrfikësve kinezë: kur zanati ta do të bësh cirk (video)

Haklajt e Tropojës, Zylfia çon në gjyq Berishën: shpifi ndaj nesh

Haklajt e Tropojës, Zylfia çon në gjyq Berishën: shpifi ndaj nesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni