Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti “Nënë Tereza”, kur Rama bënte helaq Nolin, Konicën dhe Zogun: ja ç’bënin për ta harruar Shqipërinë…

by te Sheshi
31/08/2016
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rasti “Nënë Tereza”, kur Rama bënte helaq Nolin, Konicën dhe Zogun: ja ç’bënin për ta harruar Shqipërinë…

Nga Ermir Hoxha

Në seancën e së martës kur do të votohej ligji i Vetting-ut, ish-kryeministri Berisha i adresoi në formë akuze kreut të qeverisë Rama, një thënie të tij për Nënë Terezën në kohën e të qenit ministër Kulture, sipas së cilës, ajo “Nëna” e njohur,  “nuk paska bërë asgjë për Shqipërinë”, e nënkuptuar kjo si një mosdakortësi e Ramës për ta nderuar nobelisten e njohur me origjinë shqiptare, pikërisht në emër të ndenjave kombëtare.

Në fakt, ekziston një këndvështrim i tillë kritik ndaj figurës së humanistes në raport me Shqipërinë, e më saktë ndaj asaj linje zyrtare që e “shenjtëron” atë edhe nga pikëpamja nacionale.

Por nuk ekziston ndonjë provë e qartë se edhe Rama është pjesë e këtij qëndrimi kritik.

Së paku, nuk është dokumentuar ndonjë deklaratë e tij publike “kundër Nënës”.

Por kryeministri aktual, në pozitat e një pene “të thiktë” e rebele, nuk i ka kursyer aspak jo thjesht kritikat, por dhe shpotitjet e rënda ndaj disa figurave me peshë në historinë e Shqipërisë, siç është Noli apo Konica. Atyre u ka bashkangjitur dhe Zogun, por ndërsa ky i fundit është i përligjur për shkak të të qënit udhëheqës i vendit, pra njeri me petk politikani, dy të parët kanë qenë më intelektualë për t‘u shenjuar si të padenjë për Shqipërinë.

Më saktë e qartë, pena e Ramës i ka bërë helaq të sipërpërmendurit si askush tjetër. Fjala është për një shkrim të tij në bashkëautorësi me të ndjerin Ardian Klosi

I përket kjo copëz trajtesës së tyre gjysëmpublicistike e gjysëmletrare “Pinoku, mbreti i të varfërve”, e vitit 1996:

Atdheu prodhoi për dy vjet pothuaj aq heronj sa kishte prodhuar para pesëdhjetë vjetësh po për dy vjet, në rrethana njësoj të dyshimta. Dhe gjithë këto përmbysje e idolatrira në mendjet shqiptare nuk i shkakton askush nuk tjetër përveç historianëve. (mos fajëso më kot politikanët për to, sepse niveli i tyrë është i tillë, që, kur mësojnë se ka Zot, thërrasin rroftë Zoti, e po njësoj rroftë Kanuni, Koliqi e Konica). Me zbulimet e tyre, i hedhin njerëzit e varfër (që mes luftës për frymëmarrje mezi gjejnë kohë për të gëlltitur një gazetë) nga një breg në tjetrin, nga majëmalet në gremina. Mbas një letre që gjejnë diku në një kishë të Bostonit kërkojnë të na i ndërrojnë një orë e më parë mendimet për të kaluarën e afërt: popo, burrat tanë më të mirë të asaj kohe, Konica, Noli e Zogu, po bënin çmos për qeverinë shqiptare në ekzil, edhe pak ajo do të krijohej sikur…Dhe njerëzit e mjerë rrëmbehen kaq keq pas asaj marrëveshjeje që kurrë s’u lidh, saqë harrojnë se aty nga viti 1941 Konica i kalonte ditët kryesisht ose duke lexuar enciklopedinë britanike në Bibliotekën e Kongresit ose në Lynn afër Bostonit, me balerinën Sara.M., dashnoren e kohës së ambasadorllëkut, të cilën, me moshën e kaluar dhe sëmundjet e ndryshme që e kishin pllakosur, arrinte vetëm ta zhvishte dhe fërkonte nga pak; Noli rrinte dhe ai në të ngrohtë në St. George Street South Boston, rrethuar nga aroma e moçme e letrave dhe librave të zverdhur, duke pirë nga një gotëz verë që e linte pastaj mbi pianoforte, pë të rizbuluar në tastierë tonet e dalldisura të Bethovenit, vetëm e vetëm që të harronte Shqipërinë; kurse Ahmet Zogu përgjithësisht, pasi luante disa duar xing me Mullajdin Mulosmanajn, u kthehej përsëri me Geraldinën llogaritjes së pasurive të tyre të tundshme dhe të patundshme. Të tre, në thelb, vetëm një okupim kishin: se si të harronin Shqipërinë.

Mirëpo asnjë historian nuk na i tregon këto, asnjë historiograf nuk përshkruan se çfarë bënin Konica, Noli e Zogu në 99 përqind të kohës së tyre (diçka që në të vërtetë askush s’është në gjendje ta bëjë), ata marrin vetëm një të qindën e njëpërqindëshit, për të na mbushur mendjen mbi atdhetarinë e secilit.       

Pritet që ky material, të jetë një dëshmi e provë e vyer për Berishën, me qëllim që ta akuzojë Ramën si një përçmues të figurave më të ndritura të kombit. /tesheshi.com/               

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Rritet tensioni në Bosnjë: serbët paralajmërojnë referendum për bashkim me Beogradin

Rritet tensioni në Bosnjë: serbët paralajmërojnë referendum për bashkim me Beogradin

Një peshkatare e çuditshme në Gaza: bën biznes aty ku nuk ta pret mendja

Një peshkatare e çuditshme në Gaza: bën biznes aty ku nuk ta pret mendja

Situata politike shtyn fillimin e vitit shkollor në Kosovë, mësimi fillon më 5 shtator

Situata politike shtyn fillimin e vitit shkollor në Kosovë, mësimi fillon më 5 shtator

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni