Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm deputetin e Kosovës, Fatmir Limaj dhe të tjerët për rastin “Kleçka”. Një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë si të pabazë.
Burime të Insajder.com nga Gjykata kanë thënë në kushte anonimiteti se aktgjykimi që Limajn dhe nëntë të tjerët i rishpall të pafajshëm është nxjerr dy muaj më parë, por ende nuk është publikuar.
“Ankesa e Prokurorisë është hedhur poshtë dhe është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë”, ka thënë një burim tjetër. /tesheshi.com/