Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti “Isa Mustafa”, si politika kosovare e ka braktisur shëndetësinë vendase: për vete zgjedh të kurohet jashtë

by te Sheshi
20/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rasti “Isa Mustafa”, si politika kosovare e ka braktisur shëndetësinë vendase: për vete zgjedh të kurohet jashtë

Nga Bashkim Kastrati

Sektori i shëndetësisë publike në Kosovë vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Në këto institucione shërbime marrin vetëm qytetarët jo mirë ekonomikisht, ndërsa ata që kanë një standard jetësor më të mirë shkojnë në klinika private.

Se gjendja në shëndetësinë publike është në gjendje të keqe, tregon edhe fakti se politikanët, apo zyrtarët e lartë shtetërorë, nuk shkojnë të marrin shërbime dhe të trajtohen në këto institucione të cilat i udhëheqin, por ata shkojnë në spitale private dhe jashtë Kosovës.

Pra, spitalet dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk “ua mbushin syrin” të lartcekurave. Ata, siç duket konsiderojnë se aty nuk ofrohen shërbime të mira ose nuk kanë besim në to.
Duke mos u trajtuar vet dhe duke mos i trajtuar as familjarët në spitalet e Kosovës, zyrtarët e lartë ndoshta nuk i dinë praktikisht nevojat reale të institucioneve shëndetësore dhe rëndësinë e investimit. Në QKUK shpesh ka mungesë të barnave dhe pajisjeve elementare si dorëza, penj, etj., etj.

Secila qeveri e deritashme e Kosovës, ndër top-prioritetet për zhvillim ka veçuar edhe Shëndetësinë, por me gjasë, ende liderët politikë nuk e kanë fituar besimin në këtë sistem.

Së fundit, edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas disa komplikimeve shëndetësore, zgjoshi që fillimisht të kërkonte mjekim në një spital privat në Prishtinë, por pastaj fluturoi drejt Gjermanisë. Si për ironi, partia e ish-kryeministrit Mustafa ka udhëhequr më së shumti me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky është vetëm rasti i fundit, pasi që ndër vite ka pasur raste të shumta kur zyrtarë të lartë, ministra, deputetë etj., shkojnë jashtë vendit për trajtim mjekësor. Në këso raste, qeveria ndan edhe mjete shtesë për trajtimin e tyre, duke i ndihmuar ata financiarisht për t’i përballuar shpenzimet. Pra ndahen para me procedura të shpejta për qeveritarët, por për qytetarët e tjerë ka procedura të shumta dhe një pjesë e tyre përveç që duhet të presin me muaj të tërë, nuk i ndahen fare mjete financiare në mungesë të buxhetit.

Profesionistët shëndetësorë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se prej vitesh nuk kanë trajtuar zyrtarë shtetërorë. Madje, ata thonë se nga mediat marrin informata se ata ikin jashtë vendit për trajtim.

Siç duket, lënia në mjerim e sektorit të shëndetësisë nga ana e udhëheqësve nuk shkakton asnjë problem për këta të fundit, pasi që ata kanë mundësi të marrin shërbime të mira në sektorin privat apo jashtë vendit. Ndërsa edhe në këtë rast e pësojnë qytetarët e thjeshtë, pasi që ata duhet të marrin shërbime në një institucione shëndetësor që nuk ka kushte të mira për trajtim, si barna, materiale të nevojshme si dhe nuk mund të kryejnë diagnostikime me aparaturat përkatëse që duhet të ishin në institucionet shëndetësore publike.

“Duhet të penalizon udhëheqësit të cilët kërkojnë trajtim mjekësor jashtë vendit”

Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka thënë për tesheshi.com se deri sa të mos krijohet një standard i cili penalizon udhëheqësit të cilët kërkojnë trajtim mjekësor jashtë vendit, këta të fundit nuk do ta trajtojnë shëndetësinë me seriozitetin e duhur.

Ai thotë se politikanët dhe zyrtarët e lartë trajtohen nëpër spitalet private në Kosovë edhe kur nuk marrin rezultate të shpejta dhe të dëshirueshme, po me buxhetin e shtetit trajtohen jashtë shtetit ku kostoja e shërbimit është shumë e lartë.

“Me vite të tëra ua kemi tërhequr vërejtjen që shëndetësia jo vetëm që është lënë pas dore, por edhe po abuzohet me paranë publike që ndahet për shëndetësi dhe se ekziston rreziku që shëndetësia të mbetet edhe pa profesionistë shëndetësor”, thotë Selmani”.

“Në vazhdën e kësaj, tani po u them atyre: ikni me paratë e kursyera të cilat i keni duke ia hequr taksapaguesve në forma të ndryshme sepse atje ku po shkoni keni për t’u takuar me mjekët tanë të cilët kanë ikur nga vendi i tyre, e të cilët kanë bërë emër dhe po ju shërbejnë qytetarëve me të cilët nuk i lidh as gjuha e as gjaku”, u shpreh Selmani.

Ai thotë se mjekët që kanë ikur jashtë vendit në kohën e fundit janë shumë. Ai thotë se kjo ikje do të vazhdojë dhe se “ne do mbetemi deri ne pension, sepse mesatarja e moshës së mjekëve është mbi 52 vjeç dhe në fund do ju mbetet politikanëve që ta merrni në dorë shërbimin shëndetësor. Nëse vazhdoni kështu, nuk shkon kohë e gjatë dhe mund të filloni të shkruani ndonjë hajmali për ata që kërkojnë shërbim shëndetësor”. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Senati  rrëzon Trump: mbyllen Zyrat Federale në të gjithë SHBA-në

Senati rrëzon Trump: mbyllen Zyrat Federale në të gjithë SHBA-në

Mal i Zi, përgatitet rikthimi i Gjukanoviçit si President

Mal i Zi, përgatitet rikthimi i Gjukanoviçit si President

1 kilometër e lartë, kjo do të jetë qiellgërvishtësja që do të thyejë rekord në botë

1 kilometër e lartë, kjo do të jetë qiellgërvishtësja që do të thyejë rekord në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni