Hungaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje prej 5 miliardë eurosh të mërkurën që do t’i japë një lagjeje të shkatërruar të Budapestit një “ajër” të Dubait, një projekt që tërhoqi kritika edhe para se të zyrtarizohej.
Kompania e pasurive të paluajtshme Eagle Hills Properties LLC do të punojë me qeverinë lokale të Budapestit për të zhvilluar një stacion hekurudhor pjesërisht të braktisur, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó pas nënshkrimit të marrëveshjes me nënsekretarin e Emirateve të Bashkuara Arabe për Tregtinë e Jashtme Thani Al Zeyoudi.
Qeveria hungareze planifikoi të shpenzojë rreth 1 miliard euro nga fondet e veta për të përmirësuar infrastrukturën në të gjithë rajonin, tha në fund të vitit të kaluar Janos Lazar, ministri përgjegjës për ndërtimin dhe transportin.
Kryeministri Viktor Orban ka urdhëruar ndërtimin e një mega projekti që do t’i ngjajë Dubait për nga madhështia, tha Lazar në atë kohë. Qeveria bashkiake, nga ana tjetër, kritikoi qendrën e re të planifikuar si një shtesë të padëshiruar në horizontin historik të Budapestit, të cilit i mungojnë rrokaqiejt e shkëlqyer për të cilët Dubai është bërë i njohur.
Ky zhvillim në Hungari të sjell në kujtesë rastin e Durrësit, aty ku Ammar Group po ndërton një copëz Dubai në vijën bregdetare. /tesheshi.com/