Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti i ish-ministrit Nenad Rashiç shpërfaq ndikimin e Serbisë në Kosovë pas marrëveshjeve të Brukselit

by te Sheshi
01/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Rasti i ish-ministrit Nenad Rashiç shpërfaq ndikimin e Serbisë në Kosovë pas marrëveshjeve të Brukselit

Nga Bashkim Kastrati

Fillimi i negociatave politike ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, nga pala kosovare u arsyetua me faktin se po bëhet në të mirë të Kosovës dhe me qëllim kryesor shuarjen e strukturave paralele dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Të gjitha marrëveshjet dhe kompromiset e palës së Kosovës arsyetoheshin mbi këtë bazë, sidomos kur ishte fjala që edhe serbët të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale të Kosovës të vitit 2014.

Si rezultat i negociatave dhe pjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve u krijua “lista serbe”, e cila fitoi 10 vende në Kuvendin e Kosovës dhe dy ministri në Qeveri. Por çuditërisht edhe pse ata punojnë në institucione të Kosovës dhe paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por e konsiderojnë Kosovën si pjesë të Serbisë. Ministrat e saj që janë pjesë të Qeverisë së Kosovës mbajnë konferenca në objektin e Qeverisë së Serbisë dhe flasin për çështje të Kosovës. Por ata nuk hezitojnë që t’i përdorin asetet e Kosovës si veturat, derivatet dhe benefite tjera.

Për më shumë edhe kryetarët e komunave serbe që nuk janë në veri, nuk e njohin tashmë pavarësinë e Kosovës, edhe pse një gjë të tillë e kishin bërë paraardhësit e tyre, pasi që kishin filluar ta pranojnë realitetin e ri, që Kosova është e pavarur.

Por ku mbetën serbët që e pranonin pavarësinë e Kosovës, punonin për shtetin e Kosovës dhe dëshironin që Beogradi zyrtarë që mos ketë më ndikim në Kosovë, e as tek serbët që jetojnë në Kosovë. Pas ardhjes së “listës serbe” këta serbë u lanë pas dore nga Qeveria e Kosovës, prioritet iu dha atyre që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe që punojnë kundër shtetit të Kosovës. E kjo po proklamohet si integrim si serbëve, por në fakt nuk janë integruar serbët, por vetëm është fuqizuar ndikimi i Serbisë në Kosovë.

Shembull tipik për këtë paraqet ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiç. Ai ishte ministër në dy mandate, nuk njihet të ketë pasur ndonjë aferë korruptive që ka qenë publike gjatë mandateve të tij. Rashiç e pranonte shtetin e pavarur të Kosovës, realitetin e ri, në çdo intervistë fliste shqip, iu bënte thirrje serbëve të Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës dhe të mos ndikohen nga Beogradi. E pikërisht për këtë ai shpesh është përplasur edhe me Qeverinë e Serbisë, e cila ia ka tërhequr vërejtjen që të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës dhe mos të tentojë që t’i integrojë serbët në institucionet e pavarura.

Por pas ardhjes së “listës serbe”, Rashiç u braktis nga Qeveria e Kosovës, nuk u mor më në konsideratë, nuk iu dha asnjë post. Ai u zëvendësua me serbë të tjerë, por të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

I gjendur në këtë situatë Rashiç gjeti zgjidhjen. Pasi nuk iu dha asnjë mundësi nga Qeveria e Kosovës, ai iu drejtua Qeverisë së Serbisë, me të cilët ishte në “hasmëri” për shkak se e pranonte Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Çuditërisht qeveria serbe e punësoi atë në Qeverinë e Kosovës. Pra deri në këtë nivel ka arritur ndikimi i Serbisë në Kosovë. Kjo ndodhi pasi që Rashiç u bë pjesë e “listës serbe” dhe tash duhet që të punojë me direktivat e Serbisë. Këtë ai e konfirmoi për emisionin “komiteti”.

“Fakti është se krijohet përshtypja se më lehtë është për politikanët kosovarë që të bisedojnë me një palë që në këtë rast është Beogradi, duke neglizhuar krejt mendimin e serbëve që jetojnë në Kosovë, e që e them me të drejt se janë të neglizhuar. Tash po ua tregoj rastin e fundit i cili e vulos këtë qëndrimin tim apo mendimin tim: Unë tash së fundi kam marr dy pozita si këshilltar në dy ministri të ndryshme, dhe a e dini ku i kam marrë ato pozita? I kam marrë në Beograd. Pra Beogradi ka mundësuar për mua dy pozita të këshilltarëve në Qeverinë  e Kosovës. Ky është paradoksi që nganjëherë po duket vetëm tek ne, përmes Beogradit e realizon të drejtën në Prishtinë”, u shpreh Rashiç.

Ky pra është rezultati i negociatave dhe kompromiseve në marrëveshje, e cila e ka fuqizuar shumë Serbinë brenda Kosovës, ndërsa i ka përjashtuar serbët që e njihnin Kosovën si shtet të pavarur.

Përpjekjet e Rashiçit për t’i integruar serbët, neglizhenca nga Qeveria e Kosovës dhe përfshirja e tij në “listën serbe”

Ish-ministri Rashiç kohë pas kohe është përplasur me Qeverinë e Serbisë për shkak se ai e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pa punuar për institucionet e Kosovës dhe ka qenë kundër ndikimit që e ka Beogradi tek serbët e Kosovës, duke e konsideruar këtë ndikim si të dëmshëm.

Ish-ministri Nenad Rashiç me 10 shtator 2015  ka thënë se nga marrëveshja e Brukselit nuk kanë përfituar asgjë serbët e Kosovës, por përkundrazi ata janë humbës. “Humbësit më të mëdhenj janë serbët e Kosovës”, ka thënë Rashiç në Klan Kosova.

Sa i përket Asocacionit të komunave serbe, ai ka thënë se Asociacioni është një mundësi e mirë për Beogradin që të ushtrojë më shumë fuqi politike në komunat serbe në Kosovë.

“Nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por sidoqoftë ata do të kenë fuqi politike që të ndikojnë në çdo komunë dhe në fund Asociacioni është krijuar nga mosbesimi i Beogradit tek komunat serbe të Kosovës. Sa di unë, institucionet e Serbisë i paguajnë ende rreth 25 mijë persona. Por, po bisedoj me njerëz dhe po kuptoj se këto janë planet e Beogradit. Ata e ndiejnë veten të tradhtuar”, është shprehur Rashiç.

Rashiç në vitin 2013 kishte përplasje me Beogradin zyrtar për shkak të ndërhyrjes së tyre në fushatën paraelektorale në Kosovë. Ai me 16 tetor të vitit 2013 ka deklaruar se nuk pajtohet me ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në procesin zgjedhor për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë, përkatësisht me mbështetjen e pa rezervë që po i jepet nga zyrtarët e lartë serb Iniciativës Qytetare Serbe.

Sipas tij, do të ishte krejt normale, që Beogradi të kërkonte pjesëmarrjen sa më të madhe të serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, por jo që të dalë hapur në përkrahje të një subjekti politik, në këtë rast të Iniciativës Qytetare Serbe.

“Edhe njëherë po e them se kjo nuk është demokratike. Me Marrëveshjen e fundit zyrtarët e Beogradit e kanë të lejuar vetëm thirrjen e serbëve që të dalin në zgjedhje, por duket se prapë do ta kemi problemin e njëjtë, siç e kemi pasur edhe më herët”, ka theksuar ai.

Nenad Rashiç gjithashtu në janar të viti 2015 është përplasur me Beogradin zyrtar edhe sa i përket rastit të Aleksander Jabllanoviç, duke thënë se ai duhet të jap dorëheqje, pasi që pati fyer nënat e të zhdukurve të luftës në Kosovë.

“Lista serbe” e ka vlerësuar jo serioze dhe të turpshme deklaratën e Nenad Rashiç sipas të cilit Jabllanoviç duhet të japë dorëheqje morale nga posti i ministrit.

“Jo serioze,e turpshme dhe krejt e papranueshme është kur ata që nuk kanë pasur asnjë fije morali derisa kanë qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës të flasin se si duhet të veprojnë moralisht ministrat aktual”, pati deklaruar “lista serbe”.

Rashiç ka qenë edhe pro themelimit të ushtrisë së Kosovës, në këmbim të vendeve të rezervuara. Por edhe rezistencës së tij i ka ardh fundi. Ai pasi u neglizhua krejtësisht nga Qeveria e Kosovës, me 18 shtator 2015, iu bashkua “listës serbe” e rrjedhimisht edhe ndikimit të drejtpërdrejt të Beogradit.

Ai tashme duhet që t’i nënshtrohet politikave të “listës serbe” e cila qëllim kryesor e ka forcimin e strukturave paralele dhe shtrirjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë. Pra nuk do të jetë çudi që në ditët në vijim vetë Rashiç të deklarohet kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, apo edhe ndonjë ditë të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës. E gjithë kjo si pasojë e marrëveshjeve që Kosova i ka bërë me Serbinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Next Post
Tashmë është zyrtare: Guardiola, trajner i ri i Manchester City-t

Tashmë është zyrtare: Guardiola, trajner i ri i Manchester City-t

Ben Blushi akuzon Ramën: Ka grabitur postin e kryetarit

Ben Blushi akuzon Ramën: Ka grabitur postin e kryetarit

Rama i përgjigjet Blushit: Do ta vendosë kongresi nëse do të ketë garë

Rama i përgjigjet Blushit: Do ta vendosë kongresi nëse do të ketë garë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025
Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni