Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti i Gaspër Çurçisë: kur të ikte koka jo vetëm për politikë por dhe për 4 milionë lekë

by te Sheshi
03/01/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rasti i Gaspër Çurçisë: kur të ikte koka jo vetëm për politikë por dhe për 4 milionë lekë

Këto kohë kur korrupsioni dhe vjedhjet po bëjnë kërdinë, pothuajse në të gjitha nivelet shoqërore, nuk kanë qenë të pakët ata shqiptarë që kanë kujtuar rastin e famshëm të falsifikimit të biletave të trenit me protagonist Gaspër Çurçinë, ku sistemi mori dy jetë njerëzish si ndëshkim. Kujtohet kjo jo aq për nostalgji, sesa për ngushëllim, nga ajo pjesë shqiptarësh që e kanë jetuar dhe atë kohë, ku në këtë të tashmen nuk shohin shpresë se ndokush do përfundojë pas hekurave – për pushkatim a varje as që bëhet fjalë – për milionat që përvetëson me grushta. Po e sjellim dhe njëherë, shkurt këtë histori të mesit të viteve ’80, së paku për atë brez që nuk e di a nuk e merr dot më mend se në atë kohë nuk të ike koka vetëm për politikë.

E veçanta e asaj ngjarjeje ishte dhe fakti se i ndjeri Çurçia nuk kishte një zytar – pra të cilit i na leku në dorë, u tundua dhe e përvetësoi atë – por një muzikant, madje me një prestigj të jashtëzakonshëm për kohën….                     

Një nga kronikat më të famshme të periudhës më të tmerrshme të komunizmit, pra një vit para vdekjes së Enver Hoxhës, kur represioni ishte në ulm, ishte natyrisht rasti i Gaspër Çurçisë, trombistit të famshëm i cili u pushkatua pasi u akuzua se falsifikoi bileta treni dhe me ndihmën e një punonjësi poste, një punonjësi të Ndërmarjes së Ushqimit Social dhe një shitëse biletash treni, ku që të gjithë korrën bashkë 4.7 milionë lekë të vjetra. Në atë kohë ajo ishte një shifër shumë e madhe për individët.

Sipas fabulës publike, grupi u zbulua nga dy fatorino treni që siç dihej ishin edhe punonjëse të trajnuara të Sigurimit të Shtetit, por realisht ishte vetë Sigurimi që pikasi aksionin apo e sajoi.

Pikasja e grupit u bë më 12 dhjetor 1984, ku fatorinot e linjës së Shkodrës, L. Dukeli dhe S. Çekerku, kapën dhe dorëzuan partinë e parë të biletave të trenit që ishin shtypur me një shaptilograf ndryshe dhe që arritën të dallohen.

Fatorinot denoncojnë dyshimin tek përgjegjësi i trentit, Xh. Beshnuni i cili urdhëron që të sukestrohen biletat e tjera pa zhurmë. Sapo treni mbërriti në Shkodër, forca të shumta policore bllokuan të gjithë vagonët dhe nisën të pyesin udhëtarët një për një.

Ata që kishin bileta të falsifikuara dhanë adresën e shitëses së biletave që ishte Bukurie Gjeçi, së cilës iu sekuestruan 4 milionë lekë dhe bileta të pashitura.

Më pas në shtëpinë e Gaspër Çurçisë u sekuestruan shumë pak lekë, disa bileta dhe lastrat e tyre.

Sipas hetuesisë, ishin dy grupe që vepronin në linja të ndryshme falsifikimi por që kishin një bashëpunëtore: shitësen Bukurie Gjeçi.

Në dokumentet e dosjes gjyqësore nuk thuhet saktësisht se cili nga grupet ka nisur i pari falsifikimin. Vetëm shkruhet në një rast se Bukurie Gjeçi kishte komunikuar më parë me një të njohur të Shkëlzen Doçit. Kështu që për të dy palët përmendet e njëjta periudhë e bërjes lekë me anë të biletave false, që korrespondon me fillimin e mbarimin e vitit 1984. Nga ana tjetër dokumentet sqarojnë saktësisht dy mënyrat se si realizoheshin falsifikimet.

Ish-muzikanti Gasper Çurçia kishte mundur të sajonte në ambientet e shtëpisë së vet një pajisje artizanale stampimi që punonte me filma dhe që realizonte bileta treni false të një cilësie të lartë. Saktësia e tyre dukej qartë te ngjyra e arrirë e biletës, që pothuaj nuk dallonte nga origjinalet, por çalonte në elementët e tjerë, sidomos në shkronjat e numrat.

Ndërsa grupi tjetër që falsifikonte biletat me ndihmën e një makine fotokopjuese që gjendej në zyrën e inxhinierit të Postës Qendrore, Shkëlzen Doçi, ishte më pak i suksesshëm në cilësinë e ngjyrës së biletave, por tepër si saktë në projeksionin e gërmave e numrave. Madje, pohohet se biletat edhe pse fotokopjoheshin bardhë e zi, shiteshin me sukses duke mos shkaktuar dyshime te pasagjerët e trenave.

Në plumb për 5 milionë lekë

Në kohët që kanë ardhur mund të duket e pabesueshme, por dikur, kur e ashtuquajtura “diktatura e proletariatit”, apo “lufta e klasave” mbante gjallë ngrehinën e kalbur të Shqipërisë komuniste, mund të shkohej në plumb edhe për vjedhje, edhe pse gjatë tyre nuk përdoreshin armë ku plagosej apo kërcënohej kush. Kështu, vetëm për vjedhjen e vleftave të biletave të trenit me anë të falsifikimit në vitin 1984, me një shumë dëmi prej rreth 4.5 milionë lekësh të asaj kohe, gjykatat dërguan në plumb tre prej dhjetë të akuzuarve. Dhe kjo bëhej, jo sepse dëmi i shkaktuar mund të trondiste Bankën e Shtetit Shqiptar, por për t’u treguar gjithë banorëve të vendit të rrethuar me tela me gjemba se shteti komunist është shumë i fortë dhe se që të gjithë ata që do tentojnë të vënë dorë mbi “pasurinë e përbashkët” do të kenë fat të njëjtë. Pra, një politikë që më shumë se zbatimin e ligjeve, kishte për qëllim jetëzgjatjen e sistemit përmes frikës së krijuar nga bërja shembull e një pjese të qytetarëve të vet.

Gjithsesi, Presidiumi i Kuvendit Popullor, që kishte atributin e faljes së jetës, vë dorën në zemër vetëm për një të dënuar me vdekje të dosjes së biletave të trenit, ndërkohë që nuk ndryshon asgjë për fatin e Gaspër Çurçisë dhe Shkëlzen Doçit. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
I sëmurë por nuk e di, fëmija mendon se është super-hero

I sëmurë por nuk e di, fëmija mendon se është super-hero

Jep dorëheqjen ambasadori britanik pranë BE-së: do të kishte rol kyç në bisedimet e Brexit

Jep dorëheqjen ambasadori britanik pranë BE-së: do të kishte rol kyç në bisedimet e Brexit

Gjermani: fishekzjarret e Vitit të Ri shtojnë ndotjen e ajrit në nivel alarmant

Gjermani: fishekzjarret e Vitit të Ri shtojnë ndotjen e ajrit në nivel alarmant

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni