Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rasti “DioGuardi”: fenomeni i vjedhjes së punës së tjetrit dhe një model i munguar nga Top-Channel

by te Sheshi
19/07/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Rasti “DioGuardi”: fenomeni i vjedhjes së punës së tjetrit dhe një model i munguar nga Top-Channel

Intervista me ish-kongresmenin shqiptaro-amerikan, Joe Dioguardi, marrë nga gazetari Saimir Sulaj për tesheshi.com shkaktoi dje një fortunë, jo vetëm në media por dhe në politikë duke sjellë reagimin e Partisë Demokratike.

Por bashkë me përhapjen e shpejtë të intervistës eskluzive të portalit tesheshi.com u vu re dhe fenomeni më i shëmtuar që ndjek mediat shqiptare në këto 27 vite demokraci, kur ajo ka nisur të funksionojë si media e lirë, ai i vjedhjes së lajmit pa cituar burimin dhe autorin.

Disa televizione dhe portale gazetash e kishin botuar intervistën me emrin e autorit dhe të medias që e zotëronte si material fillestar, por disa të tjerë dhe për fat të keq media të liçensuara si kombëtare dhe me peshë në informimin e opinionit publik, guxuan ta trasmetonin intervistën pa cituar as autorin e saj dhe as median ku ishte publikuar për herë të parë.

Dhe në krye të listës së “vjedhjes së të drejtës së autorit” ishte televizioni Top-Channel, një media mbarëkombëtar, që synon të jetë model i etikës mediatike, por që në rastin konkret ka dështuar plotësisht me vetëdije duke bërë një veprim antiligjor, joetik dhe jo moral. Po ashtu, intervista u botua pa u respektuar e drejta e autorit edhe nga televizioni informativ Ora News me pretendime për t’u kthyer në një media të madhe në vend. Nga ana tjetër televizioni Vizion Plus dhe disa gazeta online si Tema, Gazeta Shqiptare, Javanews, etj., ishin treguar korrekt me citimin e autorit dhe medias ku ishte publikuar intervista.

Respekti për punën e tjetrit dhe citimi janë rregulla bazë në gazetari dhe drejtori i Informacionit e redaktorët përgjegjës në TCH i dinë mirë. Por ata, qw pwr mw tepër janë kolegë dhe miq, kanë zgjedhur t’i anashkalojnë këto dhe të paraqesin intervistën sikur të ishte e tyrja, ose më keq akoma kanë shkelur dhe parimin bazë të gazetarisë duke e trasmetuar intervistën pa iu përgjigjur pyetjes “ku?”, ku e kishte dhënë intervistën DioGuardi?. TCH shkruante vetëm: “një intervistë dhënë ditëve të fundit”.

Gazetari Saimir Sulaj që jeton në Washington thotë që ky fenomen është shumë i përhapur në median shqiptare, por tani që e provoi mbi kurrizin e tij, i lë shije të hidhur aq më shumë kur bëhet nga media serioze.

“Jemi mësuar shpesh në Shqipëri që puna e tjetrit të vidhet si pa të keq. Por, pasi jeton disa vite në një shtet të konsoliduar dhe demokratik siç është SHBA, kjo të lë shije të keqe. Një shije më të rëndë të lë fakti që kjo bëhet nga media të mëdha, me emër dhe që pretendojnë se janë shembull për gazetarinë shqiptare, siç është Top Channel apo edhe Ora News. Këto media, duke mos përmendur fare burimin ku e kanë marrë lajmin, përveçse shkelin etikën gazetareske, shkelin edhe parimet bazë të gazetarisë: përgjigjën se ku e tha, në çfarë kanali mediatik. Pra është një amatorizëm i dyfishtë që e njollos edhe më tej median shqiptare, e cila ka jo pak probleme të tjera”- shprehet Sulaj për tesheshi.com.

Sulaj punon si gazetar i pavarur në SHBA dhe shpesh punët e tij i ka “falur” për mediat në Tiranë, ose i ka publikuar në kanalin e tij në youtube ku mund t’i merrnin e t’i publikonin mediat shqipfolëse. Por në rastin konkret  intervista me DioGuardin ishte e dedikuar për portalin tesheshi.com dhe jo vetëm iu mor pa e pyetur, por dhe iu mohua puna e tij duke mos ia përmendur emrin.

“E di se shqiptarët kanë probleme të shumta. Shumica e tyre luftojnë përditë për bukën e gojës dhe me shumë siguri do të thonë, “po ky çfarë kërkon tani…”. Por për mua kjo është vjedhje. Është sikur dikush të të thyejë shtëpinë dhe të të vjedhë çfarë ke brenda, ose të të vjedhë paratë në bankë apo kuletë. Është vjedhje e pronësisë intelektuale, për të cilën njeriu investon kohë të gjatë, vite dhe mund. Më e pakta që mund të bënin këto media është që të citonin burimin ku është thënë lajmi, ose të merrnin leje për këtë. Pa folur për pagesë për punën e bërë. Kjo që më ndodhi mua sot, më ka ndodhur edhe dje dhe u ka ndodhur dhe po u ndodh përditë shumë kolegëve të mi gazetarë. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje që kjo mos të ndodhë më në të ardhmen”- thotë Sulaj.

Por fenomeni është shumë i përhapur dhe pre e vjedhjes bien kryesisht gazetat që kanë staf gazetarësh profesionistë dhe kanë lajmin të parët ose artikuj të veçantë.

Eglantina Nikollaj, shefe e sektorit të rretheve në gazetën Panorama thotë për tesheshi.com se përballet pothuajse çdo ditë me këtë fenomen.

“Vjedhja e lajmeve mbetet femomen,  ndonëse për hir të së vërtetës është në rënie. Në fillimet e bumit të portaleve me kujtohet se kishte vetëm copy-paste dhe asnjë citim tjetër se nga cila media ishte marrë lajmi. Fatkeqësisht edhe sot, ata që e shkruajnë burimin nga është marrë një lajm i caktuar, më së shumti e bëjnë se i druhen penalizimeve që parashikon ligji në këto raste dhe jo se ka një kulturë të kultivuar sa i përket të cituarit të autorësisë. Jo më larg se një ditë më parë unë kisha nje status në faqen time personale të Facebook në formë ironie në lidhje me këtë fenomenin e vjedhjes. I kisha lënë detyrë korrespondentit të një Qarku të bënte nje intervistë me familjarë të një prej viktimave pas një ngjarje të rëndë që ndodhi. Të nesërmen shumica e portaleve e kishin marrë nga Panorama duke abuzuar me titujt redaksionalë vetëm e vetëm për klikime. Nuk i hapa të gjitha, por tek njëra prej tyre konstatova (akoma me keq) se kishte cituar si burim një tjetër portal i cili e kishte marrë lajmin po nga ne, dhe jo Panoraman që e kishte ekskluzive”- thotë ajo.

Sipas Nikollajt, edhe kur citohet, citimi është gjysmak dhe nuk respekton punën e gazetarit. “Përgjithësisht vemë re se tashmë po citohet media nga është marrë informacioni dhe jo më emri i gazetarit. Kjo është mjaft fyese dhe dekurajuese për çdo koleg, i cili punon gjithë ditën për një lajm të caktuar dhe të nesërmen sheh gjithandej punën e tij pa iu cituar askund autorësia”- shton ajo.

Vjedhja e lajmit ndodh kaq rëndom në dhjetra portalet e hapura rishtazi në vend dhe nuk ka asnjë organizëm që të kontrollojë dhe të ndëshkojë me gjobë “hajdutët”, por për fat të keq shembullin e keq po e japin televizione me emër dhe të besueshëm për publikun. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Eni Çobani: në drejtësi jo të gjithë të korruptuar, ka ende me divanet e Enverit

Eni Çobani: në drejtësi jo të gjithë të korruptuar, ka ende me divanet e Enverit

Shifrat e OKB-së: 11 fakte për popullsinë që tregojnë sa shpejt po plaket bota

Shifrat e OKB-së: 11 fakte për popullsinë që tregojnë sa shpejt po plaket bota

Conte i beson “çelsat e sulmit” Alvaro Morata-s

Conte i beson "çelsat e sulmit" Alvaro Morata-s

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni