Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Izabel Santos, pas një vizite në Tiranë ku u takua me të gjithë aktorët politikë, shmangu komentet mbi atë çfarë po ndodh në politikën e ditës, por dhe mesazhe të qarta që jepnin të kuptuar mbi shqetësimin e saj; atë që dikush po tentonte të pengonte hapjen e negociatave (lëvizja e fundit e Metës).
“Do të përpiqem që të mos komentoj politikën e brendshme të Shqipërisë. Ky është një moment për të qenë të bashkuar, nuk është momenti për t’u ndarë. Jemi para një hapi të rëndësishëm për vendin”, tha diplomatja e ardhur nga Strasburgu.
Ndërkohë, ajo pati dhe një mesazh thumbues për të parin e qeverisë. Askush nuk mund të thotë se përgjegjësia është vetëm e BE-së, por edhe përgjegjësia e aktorëve politikë në këtë vend. Bëj thirrje për përmbushjen e kritereve që janë vendosur për vendin”, theksoi Santos.
Ndërkohë, e ballafaquar me tezën e opozitës për zgjedhje të parakohshme pas Reformës Zgjedhore, ajo e injoroi plotësisht atë.
Nuk më takon mua të ndërhyj në vendime të kësaj natyre. Politikanët duhet të kuptojnë se cili është interesi i qytetarëve dhe këto interesa duhet të qëndrojnë përmbi cdo interes tjetër të partive politike”, tha Santos. /tesheshi.com/