E thirrur në Komisionin e Ligjeve për të raportuar në lidhje me punën e organit qëndror të akuzës për vitin 2018, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku tha se vettingu ka dhënë efekte në një mosefiçencë pune në hetime.
“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket treguesve të kriminalitetit, Përmetit ia ka zënë vendin tjetër rreth për tregues të ulët.
“Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë”, tha znj.Marku. /tesheshi.com/