Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti i auditimit: Ja si i bëjnë paratë rrush e kumbulla komunarët e Kosovës

by te Sheshi
15/10/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Raporti i auditimit: Ja si i bëjnë paratë rrush e kumbulla komunarët e Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Komunat e Kosovës nuk kanë politika të shkruara për shpenzimet e përditshme të cilësuara si të “reprezentacionit” e as kontrolle të mjaftueshme për shpenzimin e parave për karburante.

Sipas një dokumenti të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) as komunat e mëdha nuk përbëjnë përjashtim në këtë drejtim. Kësisoj pjesa dërmuese e tyre figurojnë në listën e shpenzuesve ‘luksozë’, bazuar në pasqyrat financiare të vitit 2014.

Auditori ka bërë të ditur se në tërë totalin e shpenzimeve për reprezentacion përkatësisht dreka zyrtare, harxhimet më të larta janë regjistruar tek komunat e Prizrenit, Gjilani, Gjakova, Vushtrria, Peja, e kështu me radhë. Këto komuna së bashku kanë shpenzuar mbi 300 mijë euro, nga 735 mijë eurot e shpenzuara nga 34 komuna të Kosovës.

ZAP konstaton se shpenzimet e reprezentacionit (operative) nuk iu nënshtrohen kontrolleve të mjaftueshme dhe shton se nuk është e qartë nëse komunat e kuptojnë mjaftueshëm natyrën dhe qëllimin e këtyre shpenzimeve.

Po ashtu sqaron se nuk ka ndonjë limit që përcakton deri në çfarë shkalle mund të bëhen këto shpenzime.

“Kjo ilustrohet me faktin se Komuna e Prishtinës është komuna më e madhe dhe kryeqendër e Kosovës, ndërsa në listën e këtyre shpenzimeve renditet e 20-a”, thuhet në këtë dokument.

Vështrimi i këtij institucioni shtetëror nxjerr në pah faktin se ka komuna që kanë shpenzuar për reprezentacion më shumë se vitin paraprak, ku veçohen Prizreni, Mamusha dhe Prishtina, pasi që rritja ka qenë mbi 100 për qind.

dreka1Komunat që shpenzuan më së shumti për karburante

Mesatarja e shpenzimeve për derivate të naftës në nivel të komunave në bazë të analizës së ZAP-it, ka rezultuar në 10 euro për çdo 100 kilometër.

Por variacione të konsiderueshme në shpenzimet e naftës kanë ndodhur tek Komuna e Ranillugut, ku mesatarja e shpenzimeve është 89 euro për 100 kilometra. Pas Rranillugut, në listë të komunave me shpenzimet më të larta gjenden edhe komuna e Ferizajt me 15 euro, Dragashi me 15 euro, Peja 12, Prishtina 12 e Prizreni me 11. Mitrovica kap mesataren me 10 euro.

Por ZAP thekson se të dhënat për derivatet e shpenzuar krahas kilometrave të kaluara janë mbledhur në mënyrë manuale nga personat përgjegjës komunal, dhe si të tilla nuk ofrojnë siguri maksimale për saktësinë e tyre. Për më shumë Komuna e Gjakovës, nuk ka ofruar të dhëna në këtë drejtim.

Si përfundim, Auditori thekson se Komunat nuk kanë politika të shkruara për shpenzimet e reprezentacionit, derisa nuk janë të definuara qartë as nevojat dhe kriteret për këto shpenzime, sikurse edhe aprovimet e duhura të menaxhmentit dhe përcaktimi i stafit me të drejta përfaqësimi.

Auditori nënvizon se nuk ka kontrolle të mjaftueshme edhe sa i përket shpenzimit të derivateve dhe cek se disa nga komunat nuk kanë të caktuara normativa të shpenzimeve,

përderisa nuk udhëhiqen evidenca të sakta për udhëtime, nuk zbatohet sistemi i urdhëresave të udhëtimit dhe nuk bëhet barazimi i shpenzimeve të derivateve me kilometrat e kaluara.

dreka3Ja sa para shpenzuan komunat vetëm për dreka zyrtare

Shuma e përgjithshme e drekave zyrtare në 34 Komuna rezultoi në 734 mijë e 894 euro për vitin 2014. Komunat me shpenzimet më të larta për dreka krahasuar me shpenzimet e tërësishme ishin: Shtërpcë, Kllokot, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Klinë, Prizren, Shtime, Junik, Gjakovë, Kamenicë, Deçan dhe Gjilan.

Sipas auditorit, komunat nuk kanë politika të shkruara për shpenzimet e reprezentacionit. Nuk janë të definuara qartë nevojat dhe kriteret për këto shpenzime, aprovimet e duhura të menaxhmentit dhe përcaktimi i stafit me të drejta përfaqësimi.

Auditori thekson se nuk ka kontrolle të mjaftueshme për shpenzimin e derivateve. Disa nga komunat nuk kanë të caktuara normativa të shpenzimeve. Nuk udhëhiqen evidenca të sakta për udhëtime, nuk zbatohet sistemi i urdhëresave të udhëtimit dhe nuk bëhet barazimi i shpenzimeve të derivateve me kilometrat e kaluara.

Gjetja e radhës është se shpenzimet e reprezentacionit nuk iu nënshtrohen kontrolleve të mjaftueshme. Nuk është e qartë nëse komunat e kuptojnë mjaftueshëm natyrën dhe qëllimin e këtyre shpenzimeve.

dreka2Rekomandimet e auditorit

Në lidhje me këto të gjetura ka reaguar organizata jovqeritare “Ec ma Ndryshe”. Kjo organizatë duke u bazuar në këto gjetje i bën thirrje qeverive lokale që të jenë të kujdesshme në shpenzimin e parasë publike, pasi që kanë obligim ligjor dhe moral që të menaxhojnë me përgjegjësi paratë e taksapaguesve të komunave të tyre.

Po ashtu ekzekutivët lokale duhet t’i kenë parasysh standardet e qeverisjes së mirë dhe të menaxhimit adekuat me paranë publike, veçanërisht në situatën kur komunat kanë nivel mjaft të dobët të zhvillimit ekonomik dhe me tregues alarmant të niveleve të varfërisë, papunësisë dhe rasteve sociale.

“Prandaj, EC Ma Ndryshe rekomandon drejtuesit e komunave që të zbatojnë në përpikëri rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm, të shtojnë kontrollin mbi shpenzimet e reprezentacionit dhe të derivateve, të shtojnë transparencën në këtë drejtim sikurse edhe të hartojnë kritere të qarta për shpenzimet e tilla dhe ti zbatojnë ato”, thuhet në reagimin e “Ec ma Ndryshe”.

Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatojë nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë.

Projekti në fjalë ka për qëllim që t’i asistojë komunat në identifikimin e mangësive kryesore sa i përket transparencës sikurse edhe të ofrojë udhëzime për adresimin dhe tejkalimin e tyre. Indeksi i Transparencës paraqet edhe një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Gjiknuri shpërfill akuzat e KLSH: Plagjaturë e direktivave të Berishës

Gjiknuri shpërfill akuzat e KLSH: Plagjaturë e direktivave të Berishës

Dossier/ Miqësia e vjetër e voskopojarëve me myslimanët e Korçës

Dossier/ Miqësia e vjetër e voskopojarëve me myslimanët e Korçës

Shkodran Mustafi pushton mediat spanjolle me një gjest prej myslimani: largon birrën nga tryeza

Shkodran Mustafi pushton mediat spanjolle me një gjest prej myslimani: largon birrën nga tryeza

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni