21 janari i katër të vrarëve në bulevard, ka zënë sërish vend në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për të drejtat e Njeriut.
Në një paragraf të tij vlerësohen përpjekjet e qeverisë ndëshkueshmërinë, por pa arritur në ndonjë rezultat konkret.
“Pandëshkueshmëria mbeti problem serioz, megjithëse qeveria bëri përpjekje për ta korigjuar, duke arritur të provoje me pamje filmike përgjegjësinë e policisë. Por Gjykata e Lartë mbështeti sërish vendimet e dhëna me një dhe tre vjet ndaj gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve”, thuhet ndër të tjera në raport. /tesheshi.com/