Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti: Ja si ka gëluar korrupsioni në Kosovë përgjatë vitit 2016

by te Sheshi
08/04/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Raporti: Ja si ka gëluar korrupsioni në Kosovë përgjatë vitit 2016

Nga Bashkim Kastrati

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar raportin e punës të vitit 2016. Ky raport tregon për raste të shumta të korrupsionit për të cilat janë nisur hetime dhe janë ngritur aktakuza.

Gjatë vitit 2016, AKK ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsejtë 276 raste, prej të cilave 82 janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2016 janë pranuar edhe 194 raste. Prej tyre 41 raste, janë përcjell në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 30 raste janë përcjell në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 160 raste janë mbyllur, ndërsa 45 raste janë në procedurë. Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 47. Gjatë vitit raportues Agjencia ka trajtuar gjithsejtë 89 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare (ex-officio).

“Gjatë periudhës raportuese në institucionet kompetente për procedim të mëtutjeshëm janë përcjell 41 informata dhe kallëzime penale. Prej tyre në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit janë përcjellë 28 kallëzime penale, për të cilat Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ato janë deleguar në kompetencë të prokurorive respektive. Përderisa në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion/Policia e Kosovës, janë përcjell 13 informata”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas këtij raporti, nga formularët e pasurisë së zyrtarëve së lartë publik të cilat i janë nënshtruar kontrollit të plotë në vitin 2016 dhe në tre muajt e parë të vitit 2017, në Prokurorin e Shtetit janë përcjellë 25 Kallëzime Penale kundër 25 Personave që lidhen me periudhën dhe të gjeturat e vitit 2016.

Gjithashtu AKK, në 41 rastet e përcjella në prokuroritë publike dhe organet policore kompetente për procedim të mëtutjeshëm penal pas konstatimeve se ka të dhëna të mjaftueshme apo/ dhe dyshim të arsyeshëm për përfshirjen në veprime korruptive, ka denoncuar 48 persona. Prej tyre 44 persona janë përcjell në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe 4 persona në Drejtoria për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, Policia e Kosovës (DHKEK). Në 9 raste të përcjella në DHKEK nuk është arritur identifikimi i personave. Këto të dhëna janë pasqyruar në grafikun e më poshtëm.

Ja disa nga llojet e keqpërdorimeve të detyrës zyrtare

Sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), karakteristikë e rasteve të hetuara që kanë të bëjnë me veprën penale Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPK-së, është shfrytëzimi i detyrës apo autoritetit zyrtar nga personi zyrtar i cili me veprim apo mosveprim shkel ligjet e aplikueshme me qëllim përfitimi të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, apo me qëllim të shkaktimit të dëmit për personat tjerë apo biznesin e caktuar, ose që seriozisht shkel të drejtat e personit tjetër, tejkalon kompetencat dhe nuk i përmbush detyrat zyrtare.

Sipas AKK-së, veprën penale Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtar kur është shoqëruar edhe me vepra tjera penale e karakterizojnë edhe rastet e hetuara për shkelje të tjera si:

Zyrtari Kryesor Administrativ tejkalon kompetencat me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë materiale për veti dhe për personat tjerë zyrtar, me çka mundëson realizimin e pagave shtesë- kompensime për punë jashtë orarit, në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit pa ndonjë dëshmi se kanë kryer punë jashtë orarit të punës, si dhe duke pranuar raporte fiktive;

Zyrtari Kryesor Administrativ tejkalon kompetencat me qëllim të përfitimit për vete dhe zyrtarë të tjerë në atë mënyrë që nga organizimi i seminareve për aftësimin profesional të kuadrit të caktuar realizon të ardhura për organizmin e të njëjtave, për orët e mbajtura (ligjërata) si dhe mëditje për udhëtime zyrtare nga mjetet të cilat janë grumbulluar nga pjesëmarrësit (zyrtarë të institucioneve të tjera publike) në këto seminare edhe pse këto janë Detyra dhe Përgjegjësi të institucionit me të cilin udhëheqë;

Zyrtari Kryesor Administrativ me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë materiale nuk shpallë konkurs publik dhe merr pjesë personalisht në çështjen zyrtare duke i nënshkruar kontratën dhe mundësuar punësimin në pozitë të caktuar anëtarit të familjes;

Tejkalim i kompetencave nga ana e Nëpunësit të lartë për legjislacion duke nënshkruar Akt Emërim (i Karrierës) për pozitën Udhëheqës Ekzekutiv në kundërshtim me legjislacionin në fuqi;

Mospërmbushje e detyrës zyrtare duke mos shpallur konkurs publik siç është përcaktuar në legjislacionin në fuqi për pranimin në punë me vendim për caktim të përkohshëm;

Përfaqësues të kompanive janë paraqitur si një Operator Ekonomik (Grup i Operatorëve) në bazë të marrëveshjes së tyre të koncorsiumit dhe kontratës për kryerjen e shërbimeve- në aktivitetin e caktuar të prokurimit duke fshehur faktin se këta dy Operator Ekonomik gjatë realizimit të kontratës për aktivitetin e prokurimit kanë realizuar shitblerje në mes vete me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo edhe për të dyshuarit tjerë, si dhe kanë faturuar edhe pjesën e pagesave sa i përket mirëmbajtjes dhe servisimit të veturave të cilat kanë qenë dashur të ofrohen sipas kontratës për një periudhe të caktuar kohore ashtu që kanë mashtruar AK për të nxitur të njëjtin që të kryej këto pagesa;

Ja sa rase të korrupsionit kanë shkuar në prokurori dhe gjykata

AKK që nga funksionalizimi e deri në momentin e raportimit, nga të gjitha rastet e hetuara ku janë gjetur prova për vërtetimin e dyshimeve për veprime korruptive, i ka përcjell në prokuroritë kompetente, prokurorinë e EULEX-it, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve Financiare, gjithsejtë 718 raste.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të përcjella nga viti 2007 deri 2016 në Prokuroritë Kompetente dhe Policinë e Kosovës, prokuroritë dhe institucionet tjera kanë dhënë informacion kthyes duke konfirmuar se 177 raste janë në procedurë hetimore, janë ngritur 28 aktakuza/ propozim akuza dhe janë nxjerr 62 vendime gjyqësore, 228 raste është konfirmuar se janë hedhur poshtë/pushuar hetimet, ndërsa për 223 raste të përcjella nuk ka informata kthyese.

Nga gjithsejtë 718 rastet e përcjella në Institucionet kompetente për procedim të mëtutjeshëm penal numri i personave të dyshuar është: 1445 persona te identifikuar, ku në 67 prej këtyre rasteve AKK nuk ka arritur që të identifikoj personat konkret.

“Nga informacionet e pranuara nga Gjykatat respektive lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion sipas aktakuzave të ngritura nga Prokuroritë kompetente mbi bazën e kallëzimeve penale të AKK-së, jemi njoftuar lidhur me vendimet e tyre se për 64 aktakuza janë nxjerrë 42 Aktgjykime dënuese, 11 aktgjykime lirues, 9 Aktgjykime refuzuese dhe 2 Aktvendime për hedhje poshtë”, thuhet në raport.

Ndryshe, në vitet e fundit Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Kosovës kanë pasur përplasje të vazhdueshme sa i përket rasteve që AKK i ka dërguar në prokurori. AKK e ka kritikuar prokurorinë se nuk po merret me seriozitet me rastet që po i dërgohen, ndërsa prokuroria në vazhdimësi i është kundërpërgjigjur se rastet që i shkojnë nga AKK kanë mungesë të elementare të të dhënave për personat e dyshuar. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Prapaskenat e komunikimit Rama-Basha: kreu i Parlamentit Europian i thërret në Bruksel, por…

Prapaskenat e komunikimit Rama-Basha: kreu i Parlamentit Europian i thërret në Bruksel, por…

Si të gatuani pite të shoqëruara me djathë të bardhë

Si të gatuani pite të shoqëruara me djathë të bardhë

Mbyllet sezoni i rregullt në Euroleague, përballje turko-greke në play-off

Mbyllet sezoni i rregullt në Euroleague, përballje turko-greke në play-off

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni