Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti: Si drejtohet trafiku i drogës në Shqipëri nga një kupolë policore

by te Sheshi
23/01/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Raporti: Si drejtohet trafiku i drogës në Shqipëri nga një kupolë policore

Një raport i shërbimeve europiane i hartuar nga njerëzit e tyre në Shqipëri, ka arritur në përfundimin se tregtinë e heroinës dhe të hashashit e kontrollojnë oficerë të rëndësishëm policie apo ish-efektiva të zgjedhur të policisë shqiptare, kryesisht ata që merren me luftën kundër narkotikëve.

Në një dokument të rezervuar, i cili prej kohësh ndodhet edhe në zyrën e ministrit Saimir Tahiri, por edhe të kryeministrit Edi Rama, bëhet e ditur skema dhe njerëzit e dyshuar që merren me trafikun e narkotikëve, të cilët më pas përfundojnë në Europë ku dhe kanë tregun më të madh.

Pas operacionit “Xibraka”, ku një sasi e madhe kokaine prodhohej në një laborator në Elbasan për t’u dërguar në Gjermani, disa ekspertë të policisë gjermane ndodhen në Shqipëri dhe po punojnë me një bërthamë të ngushtë oficerësh shqiptarë të antinarkotikëve.

Raporti bën të ditur se heroina që vjen nga Turqia apo edhe nga Serbia, (e cila e merr nga Afganistani) për të kaluar më pas në Europë në dy pikat fundore, pra në hyrje dhe daljen e saj, menaxhohet nga një grup i strukturuar kriminal që përbëhet nga ish-oficerë policie të cilët kanë rekrutuar edhe efektiva aktuale të uniformave blu.

Sipas dokumentit, ky grup kriminal ka ngritur bazat e tij në 10 qytete të vendit: Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Fier dhe Vlorë dhe funksionon si një organizëm i centralizuar.

Nga ana tjetër, raporti thekson se grupi ka në lidhje varësie segmente të rëndësishme të politikës, por edhe të drejtësisë.

Në një aneks të dokumentit përmenden rastet kur pjesëtarë të grupit kriminal të “ish-policëve” kanë arritur të vendosin njerëz të tyre në drejtimin politik në disa rrethe të vendit, si në krye të partive të mazhorancës ashtu edhe në pushtetin vendor.

Në mënyrë perfekte, ky grup ka arritur të jetë i padepërtueshëm në veprimtarinë e tij edhe falë lidhjeve në struktura shumë të rëndësishme, pasi marrin vesh menjëherë kur telefoni i tyre vihet në përgjim.

Gjithashtu, raporti thekson se taktika e këtij klani nuk është që të magazinojë drogën në sasira të mëdha, por e ndan atë që para ardhjes në Shqipëri dduke u magazinuar më pas në bazat e organizatës në 10 qytetet, ku në pjesën më të madhe janë lokale apo banesa të ish-efektivave apo oficerëve aktualë të policisë.

Dokumenti bën të ditur se ka një marrëdhënie shumë të koordinuar, edhe pse në dukje me përplasje mes ish-efektivave të antidrogës që kontrollojnë trafikun dhe efektivave të rinj që janë kompromentuar në tregtinë e narkotikëve.

“Ekziston një statuquo perfekte mes palëve të cilët e dijnë se në periudha të ndryshe kohore ata do të kenë terrenin e tyre i cili kalon në një tranzicion pushteti shumë të butë dhe pa prishur asgjë nga strukturat.

Gjithçka ndodh pasi emërimet në sektorin e anti-trafikut kryhen nga kupola e mafies shqiptare”, thekson raporti.

Po sipas tij, qyteti i Prizrenit është kthyer në qendrën drejtimit dhe në një udhëkryq të madh ku bëhen pazaret nga grupet që merren me trafikun e drogës. Atje kanë selinë e tyre edhe disa njerëz të kupolës, të cilët megjithatë lëvizin në të gjithë vendin.

Sipas raportit, kjo ndodh se aeroporti i Kukësit i cili nuk funksionon për fluturime civile, po përdoret prej 6 vitesh si zona më e rëndësishme dhe e pazbuluar e trafikut të heroinës për në Itali, apo edhe në Kroaci, pas hyrjes në Bashkimin Europian.

“Grupet kriminale,  thekson raporti, janë integruar menjëherë dhe funksionojnë perfekt me ndryshimin e strukturave politike siç është integrimi në BE, që heq barrierat kufitare”.

Kroacia në fakt është bërë një terren shumë “pjellor” për grupet kriminale në trafikimin e drogës drejt vendeve të BE-së. Dhe pikërisht, në ndërrimin e destinacionit kanë marrë një peshë më të fuqishme grupet e trafikut nga Kosova, të cilët kanë bazat e tyre prej vitesh në Kroaci.

Por edhe pse grupet nga Kosova kanë rolin e tyre të rëndësishëm kupola policore e drogës në Shqipëri është shumë e fuqishme dhe është ajo që bën marëveshjet e mëdha me kartelet e narkotikëve në Turqi, Azebaxhan por edhe në Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
10 ushqime që ju ndihmojnë të pastroni arteriet

10 ushqime që ju ndihmojnë të pastroni arteriet

Kosova debuton ndaj Sllovenisë për eliminatoret e Kampionatit Europian të basketbollit të 2017-ës

Kosova debuton ndaj Sllovenisë për eliminatoret e Kampionatit Europian të basketbollit të 2017-ës

Nga Imer TOPANICA: Një profil ndryshe i Hashim Thaçit

Nga Imer TOPANICA: Një profil ndryshe i Hashim Thaçit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni