Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti i BE-së në zyrën e Ramës: Si u “dogjën” 80 milionë euro për fermerët nga korrupsioni

by Te Sheshi
22/06/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Raporti i BE-së në zyrën e Ramës: Si u “dogjën” 80 milionë euro për fermerët nga korrupsioni

Nga Ylli Pata

Një raport ndërkombëtar i mbërritur në qeverinë shqiptare bën të ditur se janë djegur më shumë se 80 milionë euro projekte për fermerët vetëm nga korrupsioni.

Dokumenti ka mbi 4 muaj që është në duart e Edi Ramës dhe është dorëzuar nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin. Në këtë raport “kryqëzohet” një institucion të drejtuar nga LSI-ja.

Siç bëjnë të ditur burime diplomatike, ky raport thekson se humbja e projekteve të BE-së në kuadër të fondit të para-anëtarësimit është pikërisht pasojë e korrupsionit në ministrinë e Bujqësisë, kryesisht në dhënien e tokave me qira për të përfituar këto projekte.

Disa vite më parë Bujar Zhuri, një shqiptar që jeton dhe punon prej kohësh në Norvegji, denoncoi në media një rast abuzimi.

Ai ka sjellë vite më parë një kompani norvegjeze për të investuar në bujqësi me rendiment të lartë, duke kërkuar toka me qira, kryesisht në zonën e Myzeqesë.

Por ai i tha agjencisë Birn se korrupsioni në ndarjen e tokave ka penguar që të vihen në përdorim teknikat e fundit që sjellin rritjen e rendimentit.

Kaluan tre vjet nga ky denoncim dhe sot tashmë kemi një raport të Bashkimit Europian për këtë çështje.

Përplasja ka ndodhur në qeverinë shqiptare, ku Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti që të zhbllokojë menjëherë fondet e destinuara për Shqipërinë.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka kërkuar sot Bashkimit Europian që të jetë më fleksibël në ndarjen e fondeve.

“Nuk duam të vështirësojmë procesin, ai duhet të jetë fleksibël dhe miqësor. Kemi parë që një fermer është skualifikuar vetëm se ka shënuar në kutinë e gabuar në aplikim. Kjo nuk është mënyra e duhur. Këtij fermeri duhet t’i jepet një mundësi tjetër nëse ka bërë një gabim. Kërkojmë që procesi të jetë pjesëmarrës, jo përjashtues”, tha Panariti gjatë një takimi me ambasadoren e BE-së Romana Vllahutin.

Por, si diplomatja e BE-së, ashtu dhe zv. ambasadorja gjermane në Tiranë, deklaruan se korrupsioni ka risk të jenë të nivele të larta kur bëhet fjalë për shuma të mëdha financimi.

“Eksperienca tregon se parregullsitë dhe mashtrimi janë proporcionale me shumën e financimit të përfituar nga sektori. Prandaj është me shumë rëndësi të bëhen të gjitha përpjekjet që të parandalohen, evidentohen dhe përmirësohen parregullsitë e mashtrimet e mundshme në financimin në bujqësi. Këtu është vendi për të theksuar rolin e veçantë dhe përgjegjësinë që autoriteti përkatës ka për parandalimin, evidentimin dhe raportimin e parregullsive dhe mashtrimit”, tha ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Ndërkaq, numri dy i ambasadës gjermane, Anke Holstein, mbështeti kolegen e saj: “Siç tha Romana, risku i korrupsionit kur bëhet fjalë për fonde të mëdha është shumë i lartë në shumë shtete, por në Shqipëri është si një ‘kancer’ me një numër të madh metastazash në të gjithë vendin dhe fatkeqësish ngado. Lufta kundër saj po vazhdon, edhe pse shpesh has në vështirësi. Të dhënat në luftën kundër korrupsionit janë një nga 5 prioritetet dhe çështja më e nxehtë është reforma në drejtësi, që përbën kusht për një luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe një hap të rëndësishëm për të ecur përpara në rrugën europiane”./tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Veseli: Deputetët, në vend që të zgjidhin hallet e njerëzve, u hapin telashe më të mëdha

Veseli: Deputetët, në vend që të zgjidhin hallet e njerëzve, u hapin telashe më të mëdha

Disa fotografi fantastike që do t’ju shtyjnë të shkoni patjetër në Marok

Disa fotografi fantastike që do t’ju shtyjnë të shkoni patjetër në Marok

Tjetër maqedonase kalon në Islam: Ratka Belkoska nga Struga

Tjetër maqedonase kalon në Islam: Ratka Belkoska nga Struga

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni