Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se politikat e papërgjegjshme është e gatshme që të rrezikojë të ardhmen, mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe liberalizimin e vizave ‘vetëm për të mos prishur pazaret në fushën e prokurimit’.
Përmes një komunikate për media, KDI ka thënë se shkarkimi i anëtarit të bordit të OSHP-së, Bajram Zogiani nga Kuvendi, u vendos shumë vonë, pasi ai për 14 muaj qëndroi në burg, pasi është i dyshuar se ka marrë pjesë në trafikim me qenie njerëzore. Ky shkarkim, sipas kësaj organizate erdhi vetëm pas presionit nga Bashkimi Evropian.
Sipas KDI, ndikimi i faktorit politik vazhdon të ketë rol primar në funksionimin e institucioneve të pavarura.
KDI i bën thirrje Kuvendit që të rishikojë bazën ligjore për agjencitë e pavarura që raportojnë në organin legjislativ.
/tesheshi.com/