Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti mbi zgjedhjet, zbardhet debati në mbledhjen e Task Force, Demiraj: ja shefat dhe drejtorët e policisë që shkelën ligjin

by te Sheshi
22/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 7 mins read
A A
Raporti mbi zgjedhjet, zbardhet debati në mbledhjen e Task Force, Demiraj: ja shefat dhe drejtorët e policisë që shkelën ligjin

Ministrat teknikë të propozuar nga PD në qeverinë Rama, bazuar në marrëveshjen e 17 majit, kanë hartuar një raport mbi zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa paralelisht kanë formalizzuar dorëheqjet nga detyrat qeveritare, megjithëse do të vijojnë të jenë pjesë e kabinetit deri në krijimin e qeverisë së re.

Raporti i teknikëve ka krijuar debate politike, ku PD e ka vlerësuar si profesional dhe të bazuar në fakte dhe prova mbi manipulimin e zgjedhjeve nga Edi Rama, ndërsa kryeministri e ka cilësuar aspak professional, të njëanshëm dhe që nuk mund të merret si një raport zyrtar, përsa kohë nuk është miratuar nga Task Force.

Raporti përmban shkelje të shumta, që tregojnë deformimin e votës në favor të një subjekti politik, angazhimin e drejtuesve të caktuar të policisë në fushatën pro një partie të caktuar, punësime të kryera në kundërshtim me ligjin, fenomenin e blerjes së votës me mënyra të ndryshme etj.

Madje raporti thotë se grupe kriminale ndërhynë në disa zona duke tjetërsuar votën.

Megjithatë, krahas këtyre përfundimeve, ministrat teknikë nuk e pranojnë se dështuan për të përmbushur detyrat, të cilat morën përsipër, pavarësisht problematikës së zgjedhjeve. Megjithatë, në mbledhjen e pasdites së 25 qershorit, kur procesi zgjedhor në vend nuk ishte mbyllur ende, ministrat teknikë janë përplasur mes tyre lidhur me përfshirjen e Policisë në zgjedhje.

Në debatin e zbardhur nga “Panorama”, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj pranon se ka shefa komisariatesh që janë angazhuar hapur në mbështetje të një force politike, apo qytete ku personazhe të botës së krimit, dalin hapur në qendrat e banuara.

Debati në mbledhjen e Task Force

Dritan Demiraj: Ne dje kemi pasur një rast, ku një oficer në Delvinë, Shpëtim Kripa, të cilin e kam pezulluar unë, ka qenë i përfshirë në fushatën elektorale. Gjithashtu, kemi disa oficerë apo punonjës policie të tjerë, këtu është një listë, të cilët janë të përfshirë në mbështetje të subjekteve të caktuara elektorale. Ka raste, të cilat ne po identifikojmë dhe po punojmë, dhe sigurisht që mbas zgjedhjeve do marrim masat e duhura. Gjithashtu, edhe në rastin nëse do shkojmë me propozime, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe do na kthehen mbrapa, ne do të vazhdojmë procedurën.

Ledina Mandija: Sa raste janë këto, zoti ministër?

Dritan Demiraj: Po, mund të jenë p.sh. 29 raste, për mua si Ministri e Brendshme, me emra, me grada, me pozicione, por unë gjykoj se nuk është sot objekti i punës për t’u marrë me emra.

Ledina Mandija: Jo, emrat nuk i duam, duam rastet, p.sh. sa raste ka, këto janë të implikimit…

Dritan Demiraj: Janë 29 raste të ndryshme, civile dhe ushtarake, që janë brenda strukturës së Ministrisë së Brendshme.

Ledina Mandija: Qoftë edhe denoncim, zoti ministër, sepse edhe këto 29 raste, ishin denoncime, siç ju thatë, të paverifikuara. Po denoncime për implikim me grupe kriminale, në mbështetje?

Dritan Demiraj: Në mbështetje të grupeve të caktuara, ka, por duhet të verifikohen.

Ledina Mandija: Sa denoncime, pra të tilla, se nuk duam as emra, asgjë? Dibër? Tiranë.

Dritan Demiraj: 7 raste, në Dibër, Lezhë.

Ledina Mandija: Që kur janë këto denoncime, zoti ministër?

Dritan Demiraj: 2-3 ditët e fundit dhe vazhdojnë.

Ledina Mandija: Dhe ndërkohë, nuk kanë arritur të verifikohen?

Dritan Demiraj: Janë në proces verifikimi.

Ledina Mandija: Dhe ku janë këto raste? Kujt i referohen, thatë Dibër?

Dritan Demiraj: Delvinë, Sarandë, Dibër, Pukë, Lezhë, edhe në Tiranë.

Ledina Mandija: Dhe personat që denoncohen, janë policë të nivelit të lartë?

Dritan Demiraj: Të të gjitha niveleve, nga më i larti. Dhe kur them nga më i larti, nuk e kam fjalën nga drejtori i përgjithshëm apo zoti Qato, por flas drejtor qarqesh e poshtë.

Ledina Mandija: Pra, edhe drejtor qarqesh?

Dritan Demiraj: Po, sigurisht edhe drejtor qarqesh.

Ledina Mandija: Po nuk është shqetësuese kjo, zoti ministër?

Dritan Demiraj: Është shumë shqetësuese, po këto janë analiza, të cilat do të bëhen mbas zgjedhjeve dhe secili që ka qenë i përfshirë në fushatë elektorale ose që ka shkelur ligjin, do të përballet.

Erinda Ballanca: Nëse çështja është nivel drejtor qarqesh, është realisht shumë e rëndë….

Dritan Demiraj: Ne kemi denoncime, për disa raste psh. nuk është e lehtë që të provosh që drejtori i qarqeve, se ne duhet të jemi edhe të kujdesshëm, që edhe të mos u biem njerëzve “në qafë” kot.

Ledina Mandija: Zoti ministër, në qoftë se para tre ditëve ju ka ardhur një denoncim për drejtorë qarqesh dhe ndërkohë, akoma nuk është verifikuar, sot ai është në detyrë dhe organizon komplet policinë, për rastet që denoncon.

Dritan Demiraj: Unë kam dalë publikisht dhe kam kërkuar shkarkimin e tre shefave të komisariateve dhe pastaj kam pasur ndërmend të bëj kërkesa për 2-3 shefa të tjerë komisariatesh…

Ledina Mandija: Shkarkim apo lëvizje, zoti ministër?

Dritan Demiraj: Shkarkim, pezullim dhe nuk është bërë, kam pasur ndërmend të bëj edhe në 2-3 të tjera dhe kam ndaluar pastaj, që të mos bëhemi “karagjozë” edhe për mediat, që ministri thotë këtë, drejtori bën këtë…

Ledina Mandija: Për cilat qarqe e keni fjalën, zoti ministër?

Dritan Demiraj: Lezhë, Pukë dhe në Gramsh, p.sh ai i Gramshit është haptazi, ka punuar për PDIU, haptazi shefi i komisariatit të Gramshit, mbi 29 denoncime kam pasur, kështu që përgjegjësia ime është identifikimi i rasteve dhe të bëj propozimet përkatëse. Në rast se njerëzit nuk janë zhvendosur, larguar, pezulluar ose hequr, le t’ia lëmë kohës, ato janë raste, të cilat do të kërkohen.

Erinda Ballanca: E kuptoj, por ndoshta edhe kjo gjë duhet menduar pak, se dëmi më i madh është të themi deformimi i rezultatit zgjedhor, për cilëndo parti apo për cilëndo forcë, ai është dëmi më i madh, që mund t’i vijë demokracisë, mendoj unë, të paktën nga këndvështrimi im këtu.

Ledina Mandija: Prandaj e bëra edhe unë pyetjen, që ta parandalojmë…

Erinda Ballanca: Kështu që, nëse dëmi më i madh ka ardhur, nëse dënohen apo nuk dënohen 3 persona, janë apo nuk janë në detyrë 3 persona, për qytetarët në përgjithësi është më e parëndësishme se për mua. Sigurisht, gjithkush duhet të marrë dënimin e merituar, por për qytetarët, të cilët besojnë te ky sistem të themi, apo ne do të donim duke …, edhe kjo TaskForcë, mendoj, ishte që të rriste besimin e qytetarëve te zgjedhjet e lira dhe prandaj kemi pasur kontribute shumë të rëndësishme në këtë Task-Forcë. i bie që nuk po arrijmë atë që është realisht dëshira kryesore, që të sjellim një lloj besimi pak më të madh te qytetarët, se realisht, nuk do të kishte të tilla deformime.

Dritan Demiraj: Me lejoni t’ju siguroj për një gjë, së pari, përpara se të “baltosim” punën e Policisë, duhet të vlerësojmë punën e atyre njerëzve që kanë ngarkesa të jashtëzakonshme, ju i dini tre prioritetet: turizmin, fushën elektorale, kanabisin.

Ledina Mandija: E mbështetëm, zoti ministër dhe vazhdojmë ta mbështesim me patjetër.

Gazmend Bardhi: Mirë, por ajo që tha Avokatja e Popullit është se mbaruan zgjedhjet dhe nuk parandaluam dot fenomenin, ky ishte, kam përshtypjen, shqetësimi.

Ledina Mandia: Zoti ministër, mund t’ju bëj një pyetje, si e keni realizuar ju monitorimin e Policisë së Shtetit dhe Gardës? Po ashtu, edhe monitorimin e elementëve kriminalë të skeduar si të tillë, se kjo sikur ka qenë edhe një detyrë e juaja?

Dritan Demiraj: Në dy forma, së pari, nëpërmjet komunikimit me të gjitha strukturat vartëse. Vetëm tri ditët e fundit kam rreth 329 denoncime të personave që lëvizin me armë, sipas tyre, por në fakt, dua të theksoj që në shumë raste që kanë thënë “kjo makinë, me këto targa lëviz me armë”, është bërë kontrolli ka rezultuar edhe pa armë. Për sa i përket policisë, kemi pasur raste të mangësisë në Komisariate të ndryshme, një nga të cilët e kam konstatuar para tre ditësh, kam qenë në Komisariatin e Lezhës dhe gatishmëria nuk ka qenë e duhur. Pra gatishmëria, niveli i kontrollit të territorit, kemi pasur persona të armatosur, që lëviznin në qendër të qytetit në Lezhë, para 3 ditësh.

Ledina Mandija: Zoti ministër, që të jem më konkrete, meqenëse ju thoni që në Lezhë ka pasur probleme, ka pasur makinë me armë para tri ditëve dhe ndërkohë, drejtori i Lezhës paska lejuar që të ketë, d.m.th që ministri i Brendshëm është në dijeni që qarkullojnë makina me armë nëpër Lezhë, atëherë….

Dritan Demiraj: Atë nuk e di unë a ka pasur dijeni, për atë duhet të pyesni këta, vartësit e vet, a ka pasur dijeni apo nuk ka pasur dijeni, ne denoncimet i kemi pasur përditë, unë si ministër kam pasur denoncime për në Lezhë, Dibër, në Pukë.

Ledina Mandija: Ju thatë që në Lezhë, me siguri ka pasur makina me armë, pra ka qenë ky fenomen.

Erinda Ballanca: Në Lezhë, nuk ishte në nivelin e lartë të sigurisë, d.m.th, grupi kur vajtën, nuk u gjet Komisariati në atë nivelin e duhur të gatishmërisë, kjo ishte ajo që thatë ju.

Dritan Demiraj: Ajo që thashë unë është qind për qind kjo që thoni ju, por ama në rast se do ta them më thjesht, është që realisht në Lezhë, kishte persona me precedentë kriminalë, lirshëm para Komisariatit, para sheshit të Policisë, vetëm 5 metra larg, mos të them edhe 2 metra lart, madje edhe ministri i Brendshëm prezent.

Ledina Mandija: Atëherë, a mund të garantohet procesi zgjedhor nga një drejtor Policie i tillë, i cili lejon elementë kriminalë të sillen rreth e rrotull Komisariatit?

Dritan Demiraj: Çfarë mendimi keni drejtor, jo se je edhe më i vjetër në Polici?

(I drejtohet Altin Qatos).

Unë them se nuk është për të qeshur, por është për të qarë dhe është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë, e drejtuesve të Policisë, nuk po them e jotja, të gjithëve ju, kam 3-4-5 ditë që jua kam lënë juve, për situatën e Lezhës, edhe për disa rrethe të tjera dhe kam shkuar kam bërë policin unë vetë atje, në çdo rreth, kështu që kjo, nuk është për të qeshur. Prandaj, merrni masat, ndërroni njerëzit që janë për t’u ndërruar. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Lista e 15 ushqimeve që nuk ju shëndoshin

Lista e 15 ushqimeve që nuk ju shëndoshin

Petrit Vasili: Edi Rama është kthyer në turist, pushime të mbara…

Vasili i LSI citon Churchill: disa e shohin biznesin si lopë për ta mjelë dhe jo si kalë që tërheq karron

Fjalët emocionuese të Vanesa Rexhepit për babain

Fjalët emocionuese të Vanesa Rexhepit për babain

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni