Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti: ja pse nuk po zbatohet ligji anti-duhan në ambiente publike në Kosovë

by te Sheshi
10/01/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Raporti: ja pse nuk po zbatohet ligji anti-duhan në ambiente publike në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili ka hyrë në fuqi në maj të vitit 2013, nuk po gjen zbatim në praktikë. Në kafiteri, restorante dhe vende të ndryshme publike, konsumimi i duhanit vazhdon të bëhet në vazhdimësi, ndërsa inspektorët që e kanë për detyrë të bëjnë inspektime, pak raste dërgojnë në gjykata.

Edhe për ato raste që i kanë dërguar në gjykata, janë gjobitur klientët dhe menaxherët, e fare pak bizneset. Këto të dhëna dalin nga një monitorim i rasteve që eka bërë organizata Kosovo Advacy & Delevopment Centere (KADC).

Kjo organizatë ka bërë monitorimin e lëndëve të duhanit në gjykata gjatë periudhës dy vjeçare shtator 2015 – 2017 me qellim të përcjelljes se zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. KADC ka mbledhur të dhëna për lëndët e duhanit nga stafi gjyqësor dhe administrativ i gjykatave në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Të dhënat mbi të cilat ndërtohet raporti janë të dhëna në lidhje me numrin e lëndëve për duhanin të dorëzuara në gjykata nga inspektorati sanitar lokal dhe qendror.

Për dy vite vetëm 321 lëndë janë dërguar në gjykata

Sipas raportit të nxjerrë nga monitorimi, gjatë periudhës shtator 2015 – 2017, inspektorati sanitar në gjykatat e Republikës së Kosovës ka paraqitur gjithsej 321 lëndë të shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Prej tyre, 177 lëndë janë të përfunduara, 144 lëndë janë ende në procedurë kundërvajtëse, 95 aktvendime janë lëshuar për personin përgjegjës, 34 aktvendime për personin fizik dhe 13 aktvendime për personin juridik (biznesin). Në një rast gjykata ka lëshuar aktvendim për të dy palët – personin përgjegjës dhe personin juridik.

Monitorimi  nga KADC tregon se llojet e vendimeve të gjykatave të Kosovës, për lëndët e shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, janë të ndryshme: hudhjet, cedimet, pezullimet, lirim nga përgjegjësia, qortimet, mbikëqyrja e shtuar e deri te gjoba. Aktvendimet dënuese më të shpeshta të gjykatave janë gjobat e shqiptuara për 144 lëndë, ndërsa qortimi dhe mbikëqyrja e shtuar janë shqiptuar vetëm në një rast.

“Nga 177 vendime të gjykatave, dy prej tyre janë apeluar në shkallën e dytë të sistemit gjyqësor në Kosovë. Dhe për të dy rastet e paraqitura tek gjykata e apelit, vendimet janë vërtetuar edhe nga shkalla e dytë e sistemit gjyqësor në Kosovë. Kur kjo krahasohet me numrin e lëndëve për të cilat janë lëshuar aktvendime dënuese në Kosovë, del të jetë një numër relativisht i vogël”, thuhet ndër të tjera në raport.

Dënohen individët, për bizneset ka më së paku dënime

Sipas dy monitorimeve të mëhershme të KADC (njëri i përfunduar në fund të viti2014, tjetri në fillim të 2015) për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, shkelësit më të mëdhenj janë restorantet me 53.8%, kafenetë 71.6% dhe klubet natës me 85.0%. Pra monitorimet kanë treguar se shkelësit me të mëdhenj janë personat juridik, e paradoksalisht në të dy monitorimet e KADC -së për punën e gjykatave mbi zbatueshmërinë të ligjit për duhan, për personat juridik ka më së paku aktvendime dënuese.

Nga aktvendimet dënuese te shqiptuara ne forme te gjobave për 114 lëndë, shihet se më shumë gjoba ka pasur në vlerë prej 50 euro dhe 500 euro. Sipas ligjit për Kontrollin e Duhanit, gjobat në vlerë prej 50 euro lëshohen për persona fizik, gjobat në vlere prej 500 euro lëshohen për personat përgjegjës dhe gjobat në vlerë prej 3000 euro janë gjoba që duhet të lëshohen për personat juridik (bizneset).

Raporti tregon se gjykatat themelore, me më së shumti lëndë të pranuara nga inspektorati sanitar qendrorë dhe lokal në krahasim me periudhën maj 2013 – 2015, janë gjykata themelore në Prizren me 100 lëndë, gjykata themelore në Prishtinë me 65 lëndë, gjykata themelore në Pejë me 25 lëndë, dega e gjykatës themelore në Viti me 24 lëndë dhe dega e gjykatës themelore në Suharekë me 14 lëndë.

Ndërsa gjykatat të cilat kanë shënuar rënie, në krahasim me numrin e lëndëve të dërguara nga inspektorati përgjatë viteve 2013 – 2015, janë dega e gjykatës themelore në Lipjan, dhe gjykata themelore në Ferizaj, gjykata themelore në Gjilan, dega e gjykatës themelore në Istog, Podujevë dhe Shtërpcë.

Ja si duhet të rritet zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Në bazë të të gjeturave nga monitorimi vlerësohet se forma më e mirë përmes së cilës mund të rritet efikasiteti i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, është përmes lëshimit të gjobave mandatore nga ana e inspektoratit, porsa të jetë evidentuar shkelja.

Monitorimi ka treguar që për zbatimin efikas të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe sigurimin e mjediseve pa tym duhani, është i domosdoshëm trajnimi i autoriteteve inspektuese dhe zbatuese të procedurave kundërvajtëse, për zhvillimin e procedurave në përputhje me Ligjin.

“Është urgjente dhe i domosdoshëm trajnimi i inspektorëve qendrorë dhe lokal sanitar për zbatimin e procedurës kundërvajtese sipas Ligjit të ri për Kundërvajtje i cili thjeshtëson procedurën dhe fuqizon sanksionet e parapara me Ligjin për Kontrollin e Duhanit”, thuhet ndër të tjera tek rekomandimet. /tesheshi.com/

Related Posts

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit
Kronikë

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!
Sociale & Shoqëri

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm
Të fundit

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Next Post
Humbisni peshë me këtë dietë me patate

Humbisni peshë me këtë dietë me patate

Zhvillimet në Siri: Turqia thërret ambasadorët e Iranit dhe Rusisë për konsultime urgjente

Zhvillimet në Siri: Turqia thërret ambasadorët e Iranit dhe Rusisë për konsultime urgjente

Duket si e mbuluar me çokollatë, foka i marros të gjithë

Duket si e mbuluar me çokollatë, foka i marros të gjithë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni