Në më të fundit raport mbi liritë fetare në Shqipëri nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, çështja e pronës mbetet më problematikja për komunitetet tradicionale, ndërsa për ato jo të tilla, të shfaqura si risi, problem është sigurimi i truallit për faltore.
Sipas asaj çfarë raporton TCH, drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë kanë vazhduar të ankohen lidhur me sigurimin e truallit për ngritjen e faltoreve dhe probleme me tarifat e qeverive komunale.
Bektashinjtë dhe Komuniteti Musliman, raportuan vështirësi në përcaktimin e titullarëve në prona të caktuara.
Ndërsa Kisha Ortodokse u ankua për probleme në sigurimin e pronësisë mbi kishat e manastiret që nga qeveria konsiderohen si trashëgimi kulturore. /tesheshi.com/