Departamenti amerikan i Shtetit mbrëmë e publikoi raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017. Në këtë raport përmenden ankesat e Bashkësisë Fetare Islame(BFI) të Maqedonisë se qeveria e favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase në kurriz të bashkësive tjera fetare.
Ankesat e BFI-së më së shumti kanë të bëjnë për qytetin e Llazhecit dhe Kriva Pallankës, ku pengohet ndërtimi i xhamive. Xhamia e Prilepit gjithashtu është pjesë e raportit, pasi që BFI ankohet se pushteti nuk lejon rindërtimin e saj.
Gjithashtu, theksohet se grupet më të vogla fetare ankohen për trajtim të pabarabartë të qeverisë krahasuar me pesë bashkësitë fetare të njohura me Kushtetutë.
Në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet se dallimet fetare vazhdojnë të shfaqen në gjyqet penale dhe civile. Këtu përmendet procesi i përsëritur gjyqësor kundër peshkopit Jovan Vranishkovski.
“Gjykata themelore Shkup vitin e kaluar e dënoi Vrnaishkovskin, arqipeshkv i Arqipeshkvisë së Ohrit, për larje parash. Peshkopi u dënua me shtatë muaj burg. Gjykata, gjithashtu, urdhëroi konfirskim të tokës të AO në vlerë prej 140 mijë eurove, që më vonë edhe u krye”, ceket në raport. /tesheshi.com/