Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti i Auditit: qeverisje e dobët, keqmenaxhim dhe jollogaridhënie nga Komuna e Mitrovicës veriore

by te Sheshi
04/06/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Raporti i Auditit: qeverisje e dobët, keqmenaxhim dhe jollogaridhënie nga Komuna e Mitrovicës veriore

Nga Bashkim Kastrati

Qeverisja lokale në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e dobët siç është edhe llogaridhënia. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shkelje të shumta, keqmenaxhim dhe keqqeverisje në Komunën e Mitrovicës veriore.

Çuditërisht kjo komunë nuk është duke zbatuar ligjin për tatimin në pronë dhe ligjin për ndërtimet. Si pasojë nuk ka realizuar të hyra nga tatimi në pronë, nga lejet e ndërtimit, shfrytëzimi i pronave publike etj, prandaj edhe niveli i mbledhjes së të hyrave vetjake është shumë i ulët.

Sipas auditit, moszbatimi i ligjeve dhe rregulloreve për mbledhjen e tatimeve në pronë, taksave për leje të ndërtimit dhe të taksave e tarifave tjera nga ana e komunës, pasqyron një qasje joserioze për të aplikuar kërkesat ligjore në këtë fushë.

“Kjo rrit rrezikun e pa pajtueshmërisë me ligjet e aplikueshme dhe redukton të hyrat vetjake, si dhe mundësinë e financimit të projekteve nga ky burim i të hyrave”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në lidhje me këtë çështje, i rekomandohet kryetarit të komunës në fjalë se duhet të iniciojë pa vonesë hartimin e një rregullore të brendshme për taksat, tarifat dhe ngarkesat e qytetarëve për shërbimet e përfituara publike, si dhe e njëjta të aprovohet në Kuvendin komunal. Po ashtu, të sigurojë zbatimin e ligjit për tatimin në pronë dhe atij të ndërtimit, i cili ka për qëllim në radhë të parë zbatimin e kërkesave minimale ligjore, dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës.

E gjetura tjetër tregon se komuna ka paguar 17,304 euro për pesë punonjës të cilët janë me kontratë për shërbime të veçanta, për pesë pozita të rregullta. Në drejtorinë për gjeodezi, një zyrtar mbahet me kontratë mbi vepër nga viti 2013 dhe vazhdon ende. Sipas komunës, kjo ka ndodhur si pasojë e pamundësisë që i njëjti të aprovohet me buxhet për shkak të mos aprovimit të rregullores për strukturën organizative.

Auditi tërheq vërejtjen se mbulimi i pozitave të rregullta me kontrata për shërbime të veçanta duke vazhduar për vite me radhë, nuk është në pajtim me rregulloret dhe rritë pasigurinë e stafit për qëndrim të gjatë në këto pozita, çka mund të reflektoj edhe në performancë dhe monitorim të dobët të stafit.

Gjatë auditimit është gjetur se për kontratën për shërbime të telefonisë mobile dhe furnizim me mbushje (kartela) telefonike post-paid, komuna ka paguar faturën në vlerë 2,250€ për 600 kartela post-pait në vlerë 5 euro për njësi. Komuna nuk ka një rregullore të brendshme për shpenzimet e telefonisë fikse dhe mobile.

Në këtë rast, mungesa e një rregulloreje të brendshme për shpenzime të telefonisë fikse dhe mobile do të rezultojë me kontrolle të dobëta të brendshme dhe rrisin rrezikun për vlerë të dobët për paranë dhe humbje buxhetore.

Menaxhmenti i komunës nuk ka vendosur kontrolle menaxheriale për menaxhimin dhe shpenzimin e këtyre fondeve, pasi nuk ka hartuar dhe miratuar një rregullore për mënyrën dhe kriteret e subvencionimit. Në mungesë të kësaj rregulloreje të gjitha subvencionet pa kufizim vlerash aprovohen me vendim të Kryetarit të Komunës dhe jo përmes miratimit nga Kuvendi Komunal, siç është praktikë tek të gjitha komunat për subvencionet në vlerë mbi 1,000 euro. Më tej, është identifikuar se, komisioni për shqyrtimin e kërkesave për subvencionim ka dhënë propozim për aprovimin e kërkesave për subvencione pa kritere të qarta për ndarjen e subvencioneve.

“Po ashtu, përfituesit e subvencioneve në asnjë rast nuk kanë dërguar raporte kthyese për mënyrën e shfrytëzimit të atyre mjeteve, për të konfirmuar se subvencioni i dhënë është shpenzuar për qëllimin për të cilin është dedikuar”, thuhet në raport.

Më tutje thuhet se tek subvencionimi i OJQ-ve në gjashtë raste në dosje nuk kishte projekt propozim për subvencionim si dhe mungonin agjendat dhe planet buxhetore për mënyrën e shpenzimit të subvencioneve.

Sipas rregullës financiare nr. 01/2013 Shpenzimi i parave publike, neni 24 Pranimi dhe pagesa e faturës, secila fature e pranuar duhet të protokollohet dhe evidentohet në librin e faturave.

Komuna nuk kishte kontrolle të mjaftueshme në menaxhimin dhe raportimin e obligimeve të papaguara, sepse ata kishin plotësuar kërkesën ligjore për mbajtjen e librit adekuat të protokollit për pranimin e faturave.

Auditi tërheq vërejtjen se kontrollet e pamjaftueshme financiare për obligimet e pa paguara të komunës, mos zbatimi i rregullave financiare mund të rezultojë me pagesa të paplanifikuara me buxhetin e ardhshëm të komunës dhe/apo pagesa të dyfishta. Kjo mund ta çoj komunën në vështirësi buxhetore dhe në dështim të arritjes së objektivave vjetore operative.

Në vitin 2017, komuna ka shpenzuar 69% të buxhetit final, me një suficit prej 2,132,371€. Në krahasim me vitin 2016 ka një ngritje prej 4%, ku komuna kishte një realizim prej 65%. Realizimi i buxhetit vazhdon të mbetet në nivel jo të kënaqshëm.

Realizimi i buxhetit nuk ishte në nivelin e pritur. Një pjesë e madhe e shpenzimeve janë bërë në tre mujorin e fundit të vitit (2,161,284€ apo 45% e shpenzimeve). Kjo ka ndodhur për shkak të një planifikimi të dobët dhe të pabazuar në objektiva të qarta. Performancë e dobët buxhetore vërehet kryesisht te investimet kapitale. Derisa një pjesë e suficitit ishte jashtë kontrollit të komunës, pasi për investime kapitale nga fondi zhvillimor mjetet financiare nuk ishin ndarë me kohë.

Moszbatimi i ligjeve dhe rregulloreve për mbledhjen e tatimeve në pronë, taksave për leje të ndërtimit dhe të taksave e tarifave tjera nga ana e komunës, pasqyron një qasje joserioze për të aplikuar kërkesat ligjore në këtë fushë. Kjo rrit rrezikun e pa pajtueshmërisë me ligjet e aplikueshme dhe redukton të hyrat vetjake, si dhe mundësinë e financimit të projekteve nga ky burim i të hyrave.

Kryetari është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Tensionet Kinë-SHBA në kulm, Pompeo: Pekini të shpallë numrin e të vdekurve në Tienamen

Tensionet Kinë-SHBA në kulm, Pompeo: Pekini të shpallë numrin e të vdekurve në Tienamen

A do ta bëjë LDK-ja Thaçin kryenegociator të bisedimeve me Serbinë?

A do ta bëjë LDK-ja Thaçin kryenegociator të bisedimeve me Serbinë?

“Dieta e emergjencës”, si të shfryheni për 24 orë

"Dieta e emergjencës", si të shfryheni për 24 orë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni