Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti dashuri-urrejtje: si po përfiton rrethi i ngushtë i Viktor Orban nga fondet e BE-së

by te Sheshi
12/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Raporti dashuri-urrejtje: si po përfiton rrethi i ngushtë i Viktor Orban nga fondet e BE-së

Një tren që nuk të çon gjëkundi, disa shtylla ndriçimi të rrugëve me shtrenjtësi marramendëse, dhe montuesi i tubave që qëlloi të ishte shoku i kryeministrit, që shndërrohet në një manjat të biznesit. Një fill i vetëm i lidh të gjitha rastet: lideri luftarak i Hungarisë, Viktor Orbán dhe kundërshtari i tij “i keq”, Bashkimi Europian.

Orbán e ka sulmuar Bashkimin Europian pa pushim që kur mori detyrën në vitin 2010, duke e krahasuar atë me Bashkimin Sovjetik dhe duke ndërmarrë fushatën “Stop Brukselit”. Në të njëjtën kohë, disa nga familjarët dhe mbështetësit e tij janë bërë shumë të pasur, pjesërisht pasi kanë fituar kontratat e financuara nga BE për të ndërtuar rrugët e Hungarisë, hekurudhat, sistemet e ujit dhe vepra të tjera të infrastrukturës publike.

Më shumë se 80 për qind e investimeve publike në Hungari vjen nga fondet e mbështetjes së BE-së të cilat kanë për qëllim të ndihmojnë rajonet dhe vendet më të varfra për të arritur standardet europiane.

“Orban e ka sulmuar BE-në me vite, e në të njëjtën kohë, rrethi i tij i ngushtë po bëhet i pasur përmes fondeve të BE-së”, thotë András Pethő, gazetar që ka bashkëthemeluar Direkt36, që heton nepotizmin e ri kapitalist të Hungarisë.

Dhëndërri i Orbán është një prej njerëzve më të dukshëm që kanë fituar nga financimet e BE-së. István Tiborcz, i cili është martuar me vajzën e madhe të Orban në vitin 2013, ishte pronari i “Elios Innovativ” kur kjo kompani fitoi kontratat për të furnizuar qytetet hungareze me ndriçues të rrugëve.

Në disa raste, llampat u provuan nga Direkt36,  të ishin 56 për qind më të shtrenjta sesa zakonisht, edhe pse çmimet e llampave LED ishin në rënie në atë kohë. Muajin e kaluar, zyra anti-mashtrim e BE-së, OLAF apeloi Brukselin të tërheqë fondin prej 40 milionë eurosh pasi gjeti “parregullësi serioze” dhe “konflikt interesi”, pas dy vjet hetimesh në kontratat e ndriçimit të rrugëve që u nënshkruan kur kompania zotërohej nga Tiborcz.

OLAF nuk i publikon raportet e veta dhe as nuk jep të dhëna për emrat e përfshirë në to, por “The Guardian” mësoi se parregullësitë lidhen me kontratat e nënshkruara në vitet 2011-2015. Në vitin 2016, policia në Hungari mbylli hetimet për Elios pasi doli në përfundimin se nuk kishte shkelje ligjore.

Në një rast të ngjashëm, rreth 2 milionë euro fonde të BE ndihmuan të paguhej për një tren turistik nga fshati i fëmijërisë së Orbán, Felcsút, drejt një fshati të humbur tre apo katër milje më tej. Qindra njerëz duhet të udhëtojnë çdo ditë që projekti të nxjerrë shpenzimet, por pjesën më të madhe të ditëve, vagonët janë pothuajse bosh.

Stadiumi “Pancho” në fshatin e lindjes së kryeministrit Orban u ndërtua nga një mik i tij, Lőrinc Mészáros, kompanitë e të cilit janë disa prej përfitueseve më të mëdha të kontratave të prokurimeve publike në Hungari.

Ata pak vizitorë që marrin trenin e trashëgimisë, mund të vizitojnë një stadium futbolli prej 4 mijë vendesh në Felcsút, që mund të akomodojë dy herë fshatin. Orbán, ish-futbollist, është spektator i rregullt në stadiumin Pancho që ndodhet shumë pranë shtëpisë së tij.

Stadiumi u ndërtua nga një kompani ndërtimi e kryebashkiakut të Felcsút, Lőrinc Mészáros, mik i kryeministrit dhe njeriu i tetë më i pasur në Hungari. Ish mbushësi i bombulave të gazit, Mészáros tashmë zotëron 121 kompani që variojnë në ndërtim, prona të paluajtshme, media, prodhimin e verës dhe prodhimeve bujqësore. Kompanitë e tij dhe ato në pronësi të familjes së tij janë disa nga përfitueset më të mëdha të kontratave të prokurimeve publike në Hungari, sipas faqes Átlátszó, që vlerëson se 83 për qind e fitimeve të kompanive të familjes Mészáros vijnë nga burime të BE-së.

Në vitin 2017, pasuria e Mészáros u trefishua në shifrën 327 milionë euro sipas “Forbes” për Hungarinë. Zëdhënësat e Mészáros nuk bënë komente. Dikur, ndërsa pyetej sesi i shpjegonte arritjet e tij, Mészáros kishte deklaruar: “Zoti, Fati dhe Viktor Orbán.”

Përfitues të tjerë është më e vështirë të gjurmohen, për shkak se nënkontraktorët nuk shfaqen në të dhënat publike. Një kompani në zotërim të babait të kryeministrit, Győző Orbán, u raportua nga agjencia Direkt36 se furnizonte me çimento dhe gurë dy projekte të mëdha kanalizimesh të financuara nga BE si dhe një hekurudhë pot ë financuar nga BE përgjatë liqenit Balaton që është me 54 milionë euro shpenzime sipër buxhetit. Győző Orbán refuzoi të komentojë të dhënat.

Autoritetet e BE-së presin ende që Budapesti të kthejë 283 milionë euro që u keqpërdorën në ndërtimin e një linje të re metroje në kryeqytet. Zyra anti-mashtrim, OLAF tha se gjeti parregullësi serioze, mashtrim dhe korrupsion në të gjitha fazat e projektit, që thuhet se ka kushtuar 1.7 miliard euro.

Ka nga ata analistë të brendshëm që shqetësohen se liderët e BE-së hezitojnë të sfidojnë Orbán, që qëndron në grupin politik të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Europiane, sikundër kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Vetë qeveria hungareze mohon me forcë çdo akuzë për keqpërdorim të fondeve europiane, ndërkohë që nuk ka akuza publike pasi zyra e BE kunër mashtrimit nuk i publikon raportet e veta dhe as emrat e përfshirë në hetime.

Pyetja që rri pezull në mendjen e atyre që i dinë disa të vërteta është se çfarë me saktësi po bën BE për gjithë këtë çështje. “Një sasi kaq e madhe parash që hidhen nga dritarja, si është e mundur që nuk ka ndonjë reagim të fortë?”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza
Lindja e Mesme

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”
Bota & Rajoni

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Next Post
Nga Redi SHEHU: Kur një suva bie në kokën e mësueses…

Nga Redi SHEHU: Kur një suva bie në kokën e mësueses...

PD vendos ta hetojë parlamentarisht Tahirin dhe partinë e tij: na katandisën në Kolumbi!

PD vendos ta hetojë parlamentarisht Tahirin dhe partinë e tij: na katandisën në Kolumbi!

Prodhohet tiramisuja rekord 267 metra

Prodhohet tiramisuja rekord 267 metra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni