Hetimi Chilcot ka nxjerrë një verdikt dërrmues për vendimin e ish-kryeministrit Tony Blair për të angazhuar trupat britanike në pushtimin e Irakut të drejtuar nga amerikanët në vitin 2003. Në raport thuhet:
Britania e Madhe zgjodhi të bashkohet me pushtimin përpara se të ishin ezauruar opcionet paqësore
Chilcot në raport “përvëlon” vendimin e Blair për t’u bashkuar me pushtimin e amerikanëve. “Kemi dalë në përfundimin se Britania e Madhe zgjodhi të bashkohet me luftën në Irak përpara se të ishin ezauruar të gjitha zgjidhjet paqësore për çarmatimin. Veprimi ushtarak në atë moment do të ishte zgjidhja e fundit.
Blair ekzagjeroi me qëllim kërcënimin që përbënte Saddam Hussein
Chilcot pohon në hetimin e tij se Blari ekzagjeroi me qëllim kërcënimin që përbënte regjimi irakian ndërsa kërkonte të gjente mbështetje për veprimin ushtarak, në sytë e deputetëve dhe të publikut në kohën e debatit që parapriu ndërhyrjen në vitin 2002 dhe në vitin 2003. Kryeministri i asaj kohe nuk përfillimi paralajmërimet rreth pasojave të mundshme të veprimit ushtarak, dhe u mbështet më së shumti në besimet e veta, sesa në gjykimet e nuancuara të shërbimeve sekrete. “Gjykimet për aftësitë e Irakut … u paraqitën me një siguri që nuk ishte e justifikuar”, thuhet në raport.
Blair i premtoi Bushit: “Do të jem me ty, sido që të jetë”
Tony Blair i shkroi Xhorxh Bushit tetë muaj përpara ndërhyrjes në Irak për të ofruar mbështetjen e tij të pakualifikuar për luftë, shumë përpara se inspektorët e armëve të OKB të kishin përfunduar punën e tyre, duke thënë: “Do të jem me ty, sido që të jetë”. Në një memo prej gjashtë faqesh të mbishënuar si sekrete dhe personale, kryeministri i atërhershëm britanik i tha Bushit, presidentit amerikan të kohës, në korrik 2002 se largimi i Sadam Huseinit do “të çlironte rajonin”, madhe edhe nëse irakianët “mund të ndjehen të dyzuar se po pushtohen”. Ishte një nga 29 letrat e dërguara nga Blair për Bushin në periudhën e përgatitjen për luftën e Irakit, gjatë konfliktit dhe në muajt shkatërrimtarë që pasuan atë. Këto letra u bënë publike si pjesë e raportit Chilcot.
Vendimi për pushtimin u mor në rrethana të pakënaqshme
Chilcot pohon se vendimi i marrë nga kabineti i Tony Blair për të pushtuar, u bë në rrethana që ishin larg të qënit të kënaqshme. Hetimi nuk arrin dot në një pikëpamje për ligjshmërinë e luftës, duke thënë se një gjë e tillë mund të vlerësohet nga një “gjykatë e përshtatshme kushtetuese dhe e njohur ndërkombëtarisht”. Por, raporti jep një vlerësim dërrmues për rrethanat sesi u mor vendimi. Procesi për vendimmarrjen se lufta ishte e ligjshme përshkruhet si “i përciptë” nga hetimi, ndërsa “asnjë e dhënë formale nuk është mbajtur për atë vendim, dhe rrethanat e sakta mbi të cilat u mor mbeten të paqarta”.
George Bush e injoroi më së shumti këshillën britanike për planifikimin e pasluftës
Hetimi pohon se administrate Bush në mënyrë të përsëritur anashkaloi këshillat nga Britania e Madhe sesi të planifikonte zhvillimet në Irak pas luftës, përfshirë edhe përfshirjen e Kombeve të Bashkuara, kontrollin e parave të naftës së Irakut dhe sesi mund të vihej një siguri më e mirë në zemër të operacioneve ushtarake. Hetimi në mënyrë specifike kritikon mënyrën me të cilën Shtetet e Bashkuara çmontuan aparatin e sigurisë të ushtrisë së Sadam Huseinit dhe e përshkruan të gjithë pushtimin si një dështim strategjik.
Nuk kishte rrezik imediat nga Sadami
Irani, Koreja e Veriut dhe Libia konsideroheshin në atë kohë kërcënime më të mëdha në termat e përhapjes së armëve bërthamore, kimike e biologjike dhe komiteti i përgjithshëm i inteligjencës britanike besonte se Irakut do t’i duheshin pesë vjet, pas heqjes së sanksioneve, që të prodhonte mjaftueshëm material fosil për një armë, pohon raporti Chilcot. Strategjia e mëparshme e Britanisë për përmbajtje mund të ishte përshtatur dhe mund të kishte vazhduar edhe disa kohë.
Agjencitë e inteligjencës britanike prodhuan “informacione me të meta”
Raporti Chilcot identifikon edhe një sërë gabimesh të mëdha të shërbimeve të inteligjencës britanike që prodhuan informacion “me të meta” rreth armëve të dyshuara të Sadamit për shkatërrim në masë, që u bë baza për të shkuar në luftë. Chilcot thotë se komuniteti i shërbimeve sekrete punuan që në fillim mbi pohimin e keqdrejtuar se Sadami kishte armë të shkatërrimit në masë dhe nuk bënë asnjë përpjekje për të marrë në konsideratë mundësinë që aim und t’i kishte shkatërruar ato, gjë që e kishte bërë.
Britania ishte ushtarakisht “e keqpajisur” për misionin
Përfshirja e ushtrisë britanike në Irak përfundoi me një vendim “poshtërues” për të hyrë në marrëveshje me milicitë armike për shkak se forcat britanike ishin seriozisht “të pajisura keq” dhe nuk kishin planifikim të plotë adekuat dhe përgatitje për jetën pas Sadam Huseinit, pohon raporti Chilcot . Ministria e Mbrojtjes planifikoi pushtimin me nxitim dhe ishte e ngadaltë në reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë në terren që vranë kaq shumë trupa, pohon raporti.
Marrëdhëniet amerikano-britanike nuk do të ishin dëmtuar nëse Britania mbetej jashtë luftës
Chilcot hedh poshtë pikëpamjen se Britania e Madhe do të kishte humbur ndikimin diplomatic në qoftë se do të kishte refuzuar të bashkohej me luftën. “Blair kishte të drejtë të peshonte pasojat e mundshme për një aleancë më të gjerë me Shtetet e Bashkuara, me shumë kujdes”, thuhet në raport. Por në të shtohet: “Nëse Britania do të kishte refuzuar të bashkohej me luftën, kjo nuk do të kishte çuar në ndryshim fundamental apo afatgjatë në marrëdhënien e Britanisë me Shtetet e Bashkuara”.
Blair injoroi paralajmërimet se çfarë do të ndodhte në Irak pas pushtimit
Raporti thotë se midis fillimit të vitit 2002 dhe marsit 2003, Blairit i ishte thënë se pas pushtimit, Iraku mund të degjeneronte në luftë civile. Në shtator 2002, sekretari amerikan i Shtetit, Colin Poëell, parashikoi “një gjakderdhje hakmarrjeje pas ikjes së Sadamit”, duke shtuar: “Tradicionalë në Irak pas konfliktit”. Sër Christopher Meyer, amabsadori britanik në SHBA shtonte: “Me gjasa do ta bëjë paqësimin e Afganistanit, një lojë fëmijësh”. Chilcot hedh poshtë pretendimin e Blari se kaosi që pasoi dhe konflikti sectarian nuk mund të parashikohej.
Qeveria nuk kishte strategji të pas-pushtimit
Sipas Chilcot, Blair nuk identifikoi se cilët ministra ishin përgjegjës për planifikimin e pasluftës dhe strategjinë që duhej ndjekur. Kryeministri gjithashtu dështoi të bënte presion tek Bushi për “siguri përfundimtare” rreth planeve të Shteteve të Bashkuara pas luftës. Ai as nuk parashikoi asgjë përveçse atë për skenarin më të mirë pasi të përfundonte pushtimi: se një forcë e autorizuar e drejtuar nga SHBA dhe OKB do të operonte në një “mjedis relativisht të mirë sigurie”. E gjitha kjo kontribuoi në dështimin e madh strategjik të Britanisë.
Britania nuk kishte ndikim në administratën e Irakut të pasluftës që drejtohej nga amerikanët
Administrata Bush caktoi ambasadorin Paul Bremer për të drejtuar një autoritet të përkohshëm të koalicionit në Bagdad. Britania e Madhe, praktikisht, nuk kishte “dorë” nga vendimet që merreshin prej Bremerit, përfshi edhe shkrirjen e ushtrisë së Sadamit dhe strukturave të sigurisë. Ky vendim tëhuajëzoi komunitetin sunit dhe ushqeu trazirat. Blair vijoi të bisedonte me Bushin, por Britania kishte shumë pak ndikim në terren për vendimmarrjen e ditës.
Britania nuk i arriti objektivat e saj në Irak
Chilcot thotë se deri në vitin 2009, kur forcat britanike u tërhoqën nga Iraku, Doëning Street përballej me dështim strategjik. Iraku ishte përfshirë nga “ndasi të thella sektariane”. Kishte një situatë të brishtë në Basra, konflikte për të ardhurat nga nafta, dhe korrupsion galopant brenda ministrive qeveritare të Irakut. Asnjë provë nuk u gjet se Sadami kishte armë të shkatërrimit në masë. Gjatë kësaj periudhe, qeveria nuk bëri një rivlerësim të situatës, thotë Chilcot. Ai e përshkruan si “të dobëta” rezultatet e pushtimit të kushtueshëm gjashtëvjeçar nga Britania.
Qeveria nuk u përpoq mjaftueshëm për të mbajtur bilancin e viktimave civile irakiane
Përpara luftës, Blair kishte thënë se pushtimi i Irakut nga koalicioni që drejtohej prej amerikanëve do të minimizonte viktimat civile. Ndërsa lufta dhe pushtimi shpalosej, sidoqoftë, u bë vetëm një “vlerësim i përgjithshëm” sesa irakiane u vranë. Raporti thotë se u harxhua më shumë kohë për të vendosur se cila ministri duhet ta kishte këtë përgjegjësi sesa gjetjen e numrit të saktë. Interesi më i madh i qeverisë ishte të “rrëzuar akuzat se forcat e koalicionit ishin përgjegjëse për një numër të madh vdekjesh” të irakianëve.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/