Rrjeti televiziv amerikan MSNBC ka publikuar së fundmi një raport ku thuhet se asnjë senator amerikan nuk ka qëndruar në hotelet e Trumpit, të cilat gjenden në gjithë cepat e Amerikës, deri sa ai u bë i pari i vendit politikisht, si president.
Raporti flet se përdorimi i hoteleve të biznesmenit Trump u rrit ndjeshëm pas ardhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke i shtuar në llogari rreth 5 milionë dollarë fitime vetëm nga akomodimi në to i senatorëve.
Pasuritë e paluajtshme të Trump janë të mëdha, por qysh nga marrja prej tij e postit të presidentit, ato, si biznese, janë “shukatur”.
Në anën tjetër, demokratët pretendojnë se Trump po i dërgon vartësit nëpër hotelet e tij, gjë të cilën këta të fundit nuk po e kundërshtojnë. /tesheshi.com/