Arabia Saudite ka shitur ndërtesën e misionit të saj diplomatik në Stamboll, ku gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra vitin e kaluar.
Sipas Habeturk TV, ndërtesa në lagjen Levend, është shitur më shumë se një muaj më parë te një blerës i pazbuluar, për një të tretën e vlerës së saj.
Një ndërtesë e re për konsullatën është blerë në rrethin Sariyer – thonë burimet e medias turke.
Autoritetet saudite do të kishin nevojë për miratim nga Ministria e Jashtme e Turqisë përpara se të procedonin me shitjen e pasurisë.
Sidoqoftë, një zyrtar në Ministrinë e Jashtme turke i tha Al Jazeera-s se Turqia nuk kishte asnjë informacion për të konfirmuar shitjen.
Khashoggi, një gazetar arab i Washington Post që jetonte në Shtetet e Bashkuara, shkoi në konsullatën e vendit të tij në Stamboll më 2 tetor 2018, për të mbledhur dokumente për martesën e tij me një shtetase turke, por nuk doli kurrë që aty.
Raportet e mediave turke thonë se eshtrat e tij, të cilat nuk u gjetën kurrë, u shpërndanë në acid në ambientet e ambasadës. /tesheshi.com/