Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raportet qesharake të zv.ministrave dërguar Ramushit: ja për ç'”gallata” paga të majme

by te Sheshi
01/08/2018
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Raportet qesharake të zv.ministrave dërguar Ramushit: ja për ç'”gallata” paga të majme

Nga Blendi Gashi

Kryeministri Ramush Haradinaj, më 28 dhjetor të 2017-tës mblodhi të gjithë zv.ministrat prej të cilëve kërkoi angazhime konkrete, ku secili prej tyre të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë të emëruar.

“Kryeministri Haradinaj ka kërkuar njëkohësisht nga zëvendësministrat që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre”, thuhet në komunikatë e qeverisë pas takimit.

Edhe pse jo në afatin e caktuar, zv.ministrat kanë nisur t’i dërgojnë raportet shefit të tyre. Disa nga raportet e siguruara nga KALLXO.com tregojnë se si shumica e zv.ministrave njëmend nuk bëjnë kurrfarë pune dhe janë akomoduar në këto pozita sa për të marrë një pagë të majme.

Duke mos pasur ndonjë punë të rëndësishme, ata në raportet e tyre kanë dalë qesharakë, ku si punë renditin takimet njohëse me stafin e ministrive pasi kanë marrë detyrën, pastaj darkën festive për ndërrimin e motmoteve, vizitë qyteteve të Kosovës, e gjëra tilla pa vlerë.

Disa nga raportet e zv.minsitrave….

Zv.ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhui, i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake.

“Nga të dhënat e kohës së pushtimit Romak, Bizantin dhe Osman është vërejtur se këto kullota kanë qenë mundësi e madhe që të kullosin prej 100.000 – 200.000 krerë bagëti…”, i shpjegon ai Kryeministrit.

Më pas ai ia ka shpjeguar në 30 faqe Kryeministrit projekt-strategjinë për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa thotë se “bujqësia është minierë e pashterueshme që kemi pasuri nga Zoti”.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, raportin e tij të punës e nis duke treguar se java e parë ishte një javë e gjatë, gjatë të cilës thotë se e kompletuan zyrën.

“Më pas disa na vizituan dhe uruan për pozitat e marra”, shkruan ai.

Ai nuk ka harruar t’i raportojë për festat e fundvitit.

“Dërguar një imell asistentes së ministrit të financave, Bedri Hamza për një takim konsultativ. 29.12.17 ishte darka festive e fundvitit filluar nga ora 19:30, në Sheshin 21”, thuhet në raportin e punës së tij.

Zv.ministri i arsimit, Hesert Sahiti, në hyrje të raportit të tij të punës, i ka mbajtur një ‘ligjëratë’ kryeministrit për rregulloren e qeverisë, duke ia shpjeguar përgjegjësit që ka si zëvendësministër.

E ndër punët kryesore që ka pasur ky zv.ministër, ka qenë një takim pikërisht me kryeministrin Ramush Haradinaj. Madje për të dale qesharak, ai i raporton kryeministrit se çka është fol në takimin ku edhe vetë Haradinaj ishte prezent.

Zv.ministri Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi ka raportuar me datë dhe orë rreth 80 takime të realizuara. Pjesa më e madhe e takimeve ishte me zyrtarët e ministrisë dhe stafin politik.

76 takime i ka listuar për 100 ditë, ku shpesh për një ditë ka pasur më shumë se një takim.

Zv. ministri i ambientit, Bashkim Musliu i ka raportuar Haradinajt për takimin që ka zhvilluar me ministren e tij, Albena Reshitaj dhe se “premtimin” për ndarjen e përgjegjësive nuk e ka mbajtur.

Në mungesë të detyrave zëvendësministri është vetëkritikë.

“Thënë shkurt kam kryer të gjitha detyrat që më janë caktuar nga ministrja e MMH-së. Megjithatë, mendoj që është dashur të punojmë më shumë, sepse ministria jonë ka shumë punë, mirëpo deri tash kaq ka qenë hapësira të cilën e kemi gjetur aty”, thuhet në raportin e tij të cilin e ka siguruar KALLXO.com

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka listuar rreth 30 takime dhe vizita të ndryshme.

Ai ka listuar 29 takimet që ka zhvilluar. Ndër tjera thotë se ka pasur edhe takim falënderues me grupet punuese të strategjive dhe donatorët që ndihmojnë në realizimin e strategjive.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa thotë se që nga emërimi, fokusi i tij ka qenë “ndihma në zbatimin e ligjshmërisë dhe funksionimit normal të institucioneve shëndetësore”.

Tutje ai thotë se edhe zëvendësimi i ministrit në shumë takime në mbledhjet e qeverisë dhe pjesëmarrja në shumë prezantime në fushën e shëndetësisë, e kanë pajisur me një përvojë të mirë, që siç thotë, do ta shfrytëzoj në realizimin e objektivave dhe detyrave që i ngarkohen.

Zv.ministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj në raportin e tij dy faqësh dërguar Haradinajt i ankohet atij si ministri Behgjet Pacolli nuk po e pranon në takim

Ai ka thënë se e ka kontaktuar disa herë ministrin e tij, Bexhet Pacolli, por ai nuk i është lajmëruar e asnjëherë nuk e ka takuar.

Dedaj është ankuar edhe për kushtet në punë.

“Nuk kam hasur në klimë të mikpritjes dhe disa ditë nuk kam pasur zyre. Tani e 5 muaj e ndaj zyrën me asistenten dhe shoferin, pa pajisje të nevojshme për punë dhe aktivitet normal të një zëvendësministri”, shkruan Dedaj.

Zv.ministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra e ka raportuar si njërën ndër punët e saj tek Kryeministri vizitën në Katedralen “Nënë Tereza” për Pashkë, në të cilën thotë se u ka uruar qytetarëve festën.

Ajo tregon më tej se ka vizituar edhe 11 komuna të Kosovës si dhe Tiranën e Londrën. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Durterte i Filipineve: në djall e skrap 6 milion euro makina kontrabandë (video)

Durterte i Filipineve: në djall e skrap 6 milion euro makina kontrabandë (video)

Lojrat e Fatit: Meta nuk “i bindet” Ramës, i përgjigjet Ahmetaj

Lojrat e Fatit: Meta nuk “i bindet” Ramës, i përgjigjet Ahmetaj

Ia quajti atdheun “shtrigë të Ballkanit”, turku nga Kosova kallëzon Gjergj Dedajn

Ia quajti atdheun “shtrigë të Ballkanit”, turku nga Kosova kallëzon Gjergj Dedajn

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni