Ramush Haradinaj, javë më parë u dha ultimatum ministrave të tij të cilët mungonin pothuajse në çdo seancë, duke kërkuar nga ta të mos e bëjnë një gjë të tillë.
“I kisha lut kolegët ministra që të jenë në çdo seancë. E them, le të jetë hera e fundit që kolegët ministra mungojnë në seanca të Kuvendit”, deklaroi Haradinaj.
Por kjo kërkesë e tij fare nuk po dëgjohet nga ministrat të cilët fare nuk reagojnë për çfarë thotë shefi i tyre. Dëshmia më e mirë për këtë është seanca e sotme e Kuvendit ku asnjë ministër s’e ka marrë mundin të jetë i pranishëm.
Mbetet të shihet nëse do t’i ndëshkojë apo jo Ramushi, apo do ta kalojë në heshtje këtë mos dëgjim që ja bën ministrat. /tesheshi.com/