Policia franceze ka ndaluar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai është arrestuar në bazë të urdhër-arresti të ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.
Ende nuk ka pasur një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Haradinaj më herët është arrestuar edhe në Slloveni, po në bazë të urdhër-arrestit serb. /tesheshi.com/