Ramush Haradinaj është liruar nga burgu por nuk mund të kthehet në Kosovë.
Gjykata e Apelit në Colman të Francës vendosi që ai të lihet i lirë, por me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të paraqitet tek autoritetet dy herë në javë.
Por dhe pse jashtë qelie, kjo nuk e zgjidh përfundimisht çështjen e Haradinajt. Serbia kërkon ekstradimin e tij duke ia plotësuar akoma dhe më tej dosjen.
Ndërkohë, fakti që një shtet, dhe për më tepër Franca, u bindet urdhër-arresteve të Milosheviçit, është një precedent që hap shumë probleme për ish-krerë të UÇK-së. /tesheshi.com/