Kurajoja ia kë lënë vendin naivitetit profesional te një gazetare e cila e ka të lidhur emrin e vet me pyetjet kinse të guximshme dhe këmbëngulëse që i bën kryeministrit Rama.
Së fundi, ajo e pyeti se përse, ai, Rama, nuk e inaguron Xhaminë e Madhe në Tiranë(!!!).
Rama iu përgjigj se as ai e as qeveria nuk inagurojnë xhami.
Xhamitë, tha i pari i qeverisjes janë të komunitetit të besimtarëve. Xhamia e Madhe është donacion i Dijanetit turk(institucioni kryesor i muslimanëve në Turqi), dhe i takon atij se kur do e inagurojë.
Pyetja ishte në vazhdën e prirjes për të zbuluatr aspekte konspirative mes kryeministrit dhe presidentit Erdogan, sidomos pas mbylljes me vendim qeverie të kolegjit “Mehmet Akif”, një shkollë e lëvizjes Gulen. /tesheshi.com/